Berisha në Forumin e IX Global në Baku : Siguria e rajonit...

Berisha në Forumin e IX Global në Baku : Siguria e rajonit në rrezik! Ka ndikim të fortë rus në rajon!

44
0
Shares

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në Forumin e IX-të Global në Azerbaixhan se rajoni ka bërë progres të madh në procesin e integrimit, por sa i përket sigurisë, është shumë larg pozicionit ku duhet të ishte.

Sipas Berishës arsyeja kryesore janë plagët e pashëruara të konflikteve të fundit dhe fantazma e ultranacionalizmit që mban pezull konfliktet.

Më tej ai shtoi se ka një ndikim të fortë rus në rajon ndërsa së treti theksoi se krimi i organizuar është i lidhur me pushtetet autokratike të korruptuara.

Ish-kryeministri Sali Berisha, njëherazi kryetar i Partisë Demokratike, deklaroi në Forumin e IX-të Global në Azerbaixhan se një marrëveshje Serbi-Kosovë është jetësore, shumë e rëndësishme.

Sipas Berishës disa marrëveshje mes palëve të firmosura në Bruksel janë zbatuar, por disa të tjera të rëndësishme kanë mbetur thjesht në letër.

Lideri demokrat theksoi se ka qenë një projekt për të ndryshuar kufijtë, projekt i mbështetur fuqimisht nga rusët, dhe kjo sipas Berishë po hapte kutinë e pandorës për rajonin.

Më tej ai shtoi se projekti u mbështet nga multimiliarderi George Soros për ndryshimin e kufijve të Kosovës.

“Në Bruksel kanë firmosur disa marrëveshje, disa janë zbatuar, disa mbetën në letër. Një iniciativë ka shkuar kot dhe ka dëmtuar procesin. Ka qenë një iniciativë për të ndryshuar kufijtë, thjesht me vija të pastra etnike për shkak të tre komunave serbe dhe tre shqiptare në jug të Serbisë.

Një projekt i tillë i mbështetur fuqishëm nga rusët, po hapte kutinë e pandorës për rajonin sepse një situatë e ngjashme etnike dhe gjeografike paraqitet në rajonin tonë ngado.

Fatkeqësisht të tregohem i sinqertë, projekti gjeti mbështetjen e një lobimi të fortë të multimiliarderit Soros, i cili e paraqiti projektin si një projekt të fondacionit Shoqëria e Hapur të Sorosit në Beograd, në atë kohë kur projekti erdhi në tryezën time shpesherë, dhe në fakt ka disa qarqe që e mbështein në Bruksel. Pas dështimit të projektit ne u kthyem në pozitat që kishim qenë.”-tha Berisha.

“Këndvështrimet e mia janë të ndryshme, sepse i tillë jam, opozitar, pavarësisht progresit të madh që ka bërë rajoni në procesin e integrimit, ende për sa i përket sigurisë do të thosha se është shumë larg pozicionit ku duhet të ishte.

Arsyeja kryesore ose disa arsye janë plagët e pashëruara të konflikteve të fundit dhe fantazma e ultranacionalizmit të pranishme të cilat e mbajnë pezull konfliktin.

Së dyti një ndikim i fortë rus në rajon, së treti krimi i organizuar në nivelet më të larta në lidhje me pushtete autokratike në korrupsion.”-tha Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY