Ministri Manja emëron drejtorin e ri të policisë së burgjeve, kush është...

Ministri Manja emëron drejtorin e ri të policisë së burgjeve, kush është oficeri

54
0
Shares

Paulin Rajta emërohet drejtor i Policisë së Burgjeve

Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja ka emëruar sot në krye të Policisë së Burgjeve z. Paulin Rajta.

Drejtues i Lartë, me një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe në detyra të tjera të rëndësishme z.Rajta ka kryer studimet e larta në Akademinë e Policisë dhe në Drejtësi, si dhe ka një sërë trajnimesh profesionale në fusha të ndryshme, që nga lufta kundër terrorizmit deri në marrëdhëniet me publikun.

Ka qenë drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po ashtu në qarqet Shkodër, Dibër, Berat, Vlorë etj. Kakryer detyra të rëndësishme në Administratën Publike.

Së fundmi z. Rajta kryente detyrën e Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY