Ngordhje masive e rosave në Divjakë, pronari me probleme shëndetësore, ministria nuk...

Ngordhje masive e rosave në Divjakë, pronari me probleme shëndetësore, ministria nuk luan vendi prej 10 ditësh

114
0
Shares

400 rosa të ngordhura në fshatin Mizë të Divjakës, kanë përhapur frikë dhe panik pasi ngordhja masive e shpendëve ka sjellë probleme shëndetësore tek i gjithë stafi, madje edhe tek ai vetë.

Ardian Bakiu, e ka cilësuar atë çka ka ndodhur një skandal, pasi nga data 3 qershor që është njoftuar shërbimi veterinar i Lushnjes e deri më sot që data shënon 15, askush nuk është interesuar, raporton fax tv.

Ai ka theksuar se rosat e ngordhura i ka groposur vetë, madje tregon edhe shqetësimet që ka me shëndetin, si dhimbje koke, temperaturë e të vjella.

“Na ka ardhur vetëm bashkia dhe një dy veterinerë. I njoftova të gjitha organet drejtuese. Erdhën sot ata bën zhavarosjen dhe bën varrosjen me gropa masive. Nga shteti kërkj subvencionim, këta se kanë idenë se ca bëher. Ata nuk erdhën për të dezinfektuar. Mu sëmurën të gjithë punëtorët. Unë jam me gjilpëra. Këta që i kanë në dore, bashkia që e mori vesh e para erdhi. Ca do bëjë bashkia do ngjalli rosta e mia. Unë i groposa vetë. Eshte dëm 20 mln lekë të vjetra. Më vjen keq për kafshët. Fermën do ta mbajë, po ca kot kur stë jep njëri gjë”- u shpreh ai per Faxnews.

E ndërsa kanë kaluar plot 13 ditë që nga dita kur rostat ngordhën në fermë krejt papritur, sot një pjesë e stafit të veterinarisë ka mbërritur pranë fermës, ku ka marrë monstra për ti dërguar për analiza, duke rigroposur përsëri rosat. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY