Vrasja e dyfishtë në Sukth, viktimat ishin me 2 femra para atentatit

Vrasja e dyfishtë në Sukth, viktimat ishin me 2 femra para atentatit

53
0
Shares

Gazetarja e “News 24”, Klodiana Lala ka dhënë detaje në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Sukth ditën e sotme.
Sipas gazetares, Juxhin Dautaj ishte në Tiranë së bashku me Ervin Dalipajn dhe janë nisur drejt një restoranti në Sukth ku janë takuar me dy femra, te cilat janë ne kërkim nga policia për te hedhur akoma me shume drite mbi ngjarjen.
Pasi kanë konsumuar drekën aty, dy të vrarët kanë shkuar në një servis automjetesh, ku kanë ndërruar një llambë të mjetit, e cila si duket nuk punonte.
Pasi kanë mbaruar punë në servis ata kanë parë se si mjeti i autorëve i parakalon për pak metra dhe nis të hapë zjarr ndaj tyre.
Po kështu, mësohet se të dy ishin të armatosur megjithatë nuk kanë mundur dot t’i përdorin armët e zjarrit.
Gazetarja tha se ata ishin nisur drejt Vlorës, prej nga ku ishte edhe Juxhin Dautaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY