“Kardhiq-Delvinë, vjedhje pastër, 6 herë më shtrenjtë se segmenti që u ndërtua...

“Kardhiq-Delvinë, vjedhje pastër, 6 herë më shtrenjtë se segmenti që u ndërtua nga qeveria Berisha”

54
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ka replikuar sot me kryeministrin Rama duke i vënë në dukej atij shpërdorimet e mëdha me tenderat e rrugëve si dhe qëndrimin e papërgjegjshëm në samitin e Ohrit.

”Bordet po i pinë gjakun qytetarëve, vetëm e vetëm për të mbrojtur qeverinë dhe oligarkët e saj”, tha Berisha ndërsa shtoi se  segmenti Kardhiq – Delvinë është vjedhje e pastër. 1 km 710 mijë euro ishte në qeverinë e PD,  loti i dyte 5 km 22 milione uro, gjashte here me i shtrenjte. Janë marrë 130 milionë euro më shumë interesa kredish qytetarëve shqiptarë.

Për Berishën, Rama është si skllav i Vuçiçit, shkelmoi në Ohër 12 mijë viktimat e shqiptarëve të Kosovës e 1400 fëmijëve nga genocidi serb.

Fjala e Berishës në Parlament:

Prej kohësh në këtë Parlament, janë denoncuar bordet si institucione të së shkuarës tonë komuniste, dhe sot një bastard i bllokmenëve hoxhist e konfirmoi këtu krenarisht se me këtë metodë komuniste ka gjetur shpëtimin e qytetarëve shqiptarëve.

Unë i kam denoncuar dhe i denoncoj në këtë platformë bordet si shushunja, që po i pinë gjakun qytetarëve, po boshatisin xhepat, po i fusin në depresion me çmime stratosferike si askund tjetër në Evropë dhe në botë  në mënyrën më të pamëshirshme  vetëm e vetëm për të mbrojtur qeverinë dhe oligarkët e saj.

Ai që ja mbathi (Edi Rama) dhe nuk rri dot këtu, (se dhe kjo zonja ( Lindita Nikolli) e ka për mision vetëm të bëhet parzmore e tij duke shkelur rregulloren në çdo nen) ai që ja mbathi, tha këtu se po bën heroizëm me energjinë!

Të dashur qytetarë!

Ky vend nuk prodhon asnjë kilovat energji as nga nafta dhe as nga gazi, por të gjithë energjinë e ka nga burimet natyrore ujore.

Ky vend në ndryshim nga Maqedonia prodhon një milion naftë në vit. Kurse nafta këtu është më e shtrenjta në Evropë dhe në botë, kurse energjia këtu është jo në proporcion, po pa proporcion mban çmimin ndër më të lartët në Evropë.

Në mënyrën më të papërgjegjshme deklarohet se biznesi i vogël është me zero taksa në një kohë kur biznesit të vogël vetëm me energjinë elektrike i merret dy herë më shumë se sa i merrej me taksat vite më parë. Ky zotëri ka humbur çdo sens realiteti.

Vjedhja e përditshme, e përorëshme e përnatshme, duket se shërben si narkotik që e shkëput nga realiteti dhe bota përreth.

Shkon në Ohër, shkelmon mbi jetën, sakrificat, gjakun e 12 mijë shqiptarëve në Kosovë. Sikur është ky padroni i jetës së tyre.

A e dëgjoni ju apo jo more zotërinj?

Po çfarë të drejte ka ky të flasë në emër të të vdekurve në Kosovë. Çfarë të drejte ka kryeministri i Shqipërisë në një akt të mirëfilltë çnjerëzor të krahasojë viktimat e gjenocidit serb me viktimat e agresorit në luftën e dytë botërore?

Çfarë agresioni ka kryer Kosova ndonjëherë?

Çfarë njeriu është ky? Bën gjithçka si skllav i Vuçicit.  Mirë ai (Vuçiç) që ska asnjë asnjë ndjeshmëri se është arkitekti i gjenocidit me doktrinën e tij, po ky çfarë ka?

Pse i kërkohet Kosovës të mbështesë Ballkanin e Hapur.

Cili nga ju ka harrur samitin e Novi Sad dhe hartën që nxori ky me padronin e tij e cila nuk përfshinte Kosovën, por e paraqiste pjesë të Serbisë njësoj siç u betua padroni i tij një javë më parë për garantimin e sovranitetit të saj.

A do vazhdojmë ne të pranojmë një njeri si ky i cili vetëm me vjedhjet, vjedhjet e tij dhe klikës së tij ndikon dhe rrit çmimet në stratosferë. A do vazhdojmë ne të pranojmë këtë njeri që u mashtron nga mëngjesi deri në darkë? A do vazhdojmë të pranojmë këtë njeri që vazhdon të shkelmojë mbi gjakun e shqiptarëve. Vetëm fëmijë në Kosovë, të therur e të vrarë janë 1400.

Po ka fëmijë ky njeri, a ka ndjenja ky njeri moj zonjë ( i drejtohet Lindita Nikollit) se je avokatja e tij më e zjarrtë dhe sta jep as fjalën për procedurë.

Na thuaj pak çfarë ndjenjash ka ky, thuaja qytetarëve shqiptarë! Janë 1400 fëmijë të vrarë në Kosovë, të therur të djegur të gjallë. Ku e ka ky autoritetin të flasë dhe ti krahasojë me viktimat në luftën e dytë botërore?

Ose le të flasin autoritetet e Kosovës meqë nuk ndjen asgjë për ta. Meqenëse ndjehesh vasal i verbër i barbarëve që i masakruan ata. Pse përdhos parlamentin me qëllime të tilla? Kush të lejon ty të falësh gjakun e tyre, çfarë je ti, çlidhje ke ti me ta. Janë 1400 fëmijë, shpirtrat e të cilëve kërkojnë drejtësi.

Paraardhësi yt Enver Hoxha është akuzuar pas Hitlerit për infaticid, diktatori i vetëm në Evropë. Unë nuk them se i ke vrarë ti ata, por mungesa e ndjeshmërisë totale ndaj 1400 fëmijëve të akuzon si një qenie e përçudnuar.
Ik sa të duash je i pashpresë. Sepse ky ka gjetur si ilaç ikjen sapo unë flas, sepse për periudhën që më mohohet fjala ka parzmoren këtu mbrapa që nuk pyet për rregullore
Por kjo s’më pengon mua  tia them që të gjitha në sy e do ja them shesh më shesh, e rrugë më rrugë e Shqipëria e tërë do ngrihet në këmbë sepse nuk durohet më kjo që ndodh.

Gënjeni, mashtroni, vidhni në mënyrë të paimagjinueshme.

Dje mediat paraqitën dokumente se keni vjedhur vetëm me interesa të kredive që keni marrë 130 milionë euro.

Pse?

Sepse nuk tenderoni ato që japin donatorët bujarë me interesa të ulëta. Sepse ato nuk u jepen dot gjicëve dhe stër-gjicëvë, sepse jepen me tendera të hapur dhe rregulla strikte ndaj dhe shkuat e morët kredi tregtare duke taksuar me 130 milionë euro më shumë interesa kredish qytetarëve shqiptarë.

Flisni tani për segmentin Kardhiq – Delvinë. Ta mësojnë qytetarët shqiptarë se loti i parë prej 7 kilometrash është ndërtuar me 5 milionë euro, ose 710 mijë euro për kilometër. Loti i dytë prej 5 kilometrash është ndërtuar me 22 milionë euro, gjashtë herë më shtrenjtë. Xhepat tuaj nuk mbushen kurrë sepse  vidhni, vidhni dhe vetëm vidhni.

Ajo rrugë që krenoheni sot duhet të përfundonte në vitin 2014-të, e përfundoni 8 vite me vonesë sepse vodhët, vodhët dhe vetëm vodhët. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY