Rrëzimi i komisionit hetimor për Agjencinë e Investimeve Strategjike kalon në heshtje...

Rrëzimi i komisionit hetimor për Agjencinë e Investimeve Strategjike kalon në heshtje në Parlament, agjencia ku Rama bën dhurata milionëshe dhe blen votat e firmat që tërhiqen

44
0
Shares

Mazhoranca rrëzoi sot ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike me pretendimin se nuk përmbushte kërkesat formale edhe pse në dokument ishin 35 firma dorëzuar nga Alibeaj.

Grupi parlamentar i PD ka më shumë nevojë për të mësuar rregulloren. Në Konferencën e Kryetarëve debati që është bërë për këtë çështje ishte i qartë. S’të bën nder të ndërhysh, se je sekretar i PD-së. Ta sqaroj unë. (I drejtohet Bardhit) Ka dy vlerësime, aspekti i përmbushjes së formës dhe karakterit formal të kërkesës. S’doja ta zhvilloja këtë debat me ju. Ska ndodhur në Kuvend që të marrësh firma nga një kërkesë të rrezuar dhe me të njëjtat firma të sjellësh një kërkesë të re. Kjo është përpjekje për falsifikim.

Firma është një shprehje vullneti që shprehet një herë. Nuk mund ta marrësh firmën e një firmëtari dhe ta transferosh në dokumentin tjetër. Aty ishin shtuar dy firma të reja për një dokument të ri. Si mund t’ju besojnë juve qytetarët kur kërkoni zbatimin e ligjit dhe e nisni kërkesën tuaj me shkelje ligji. S’ka ndodhur kurrë Kur këtu ishte Pjetër Arbnori, Skëndër Gjinushi, Ilir Mreta, Gramoz Ruçi. S’ka ndodhur kurrë. Është detyrë e kryetarit të Kuvendit që të vendosë nëse kërkesa plotëson kushtet. Me vjen shumë keq që e zhvilloj këtë debat me ju, mendova se e përmbyllët këtë kërkesë në Konferencën e kryetarëve. Mblidhni firmëtarët dhe natyrshëm; hajde të bëjmë debatin. Debati zhvillohet kur kërkesa përmbush kriteret formale“, tha Taulant Balla.

Më pas deputeti Gazmend Bardhi ka folur në foltore pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për investimet strategjike.

Ai tha se sipas ligjit mjaftojnë 5 firma për shqyrtimin në seancë për ngritjen e Komisionit Hetimor, ndërsa shtoi se pas terheqjes së firmës se Agron Dukës ata kanë depozituar nga  e para kërkesën me 36 firma.

Reagimi i Bardhit erdhi pasi Balla nga Kuvendi akuzoi PD-në se po bën përpjekje për falsifikim sa i takon kërkesës së tyre për të kërkuar mocion për Komisionin Hetimor për investimet strategjike

Sipas ligjit, mjaftojnë 5 firma të deputeteve që kërkesa për komision hetimor të shqyrtohet në seancë. E bën të detyrueshme ose jo komisionin hetimor. Po nuk nevojiten aq firma. Më datë 27 kemi paraqitur nje kerkese ku sqarojmë, terheqjen e firmes se deputetit Agron Duka, kemi depozituar një kerkese të 36 deputeteve. I gjithë sqarimi që ju keni bërë në konferencën e kryetarëve por edhe ai që dha Balla është një justifikim. Rama tha harrojeni se do të ngrejme komision hetimor per investimet strategjike. Shqiptarët duhet ta dinë. Një nga ministrat e Ramës rrezikon, ka përfituar bashkëshorit i saj statusin e investitorit strategjik, nje kompani offshore ka përfituar.

Kjo është arsyeja që vini ketu dhe sdini ca flisni. Keni një kerkese me 36 firma dhe thoni është e falsifikuar”, tha Bardhi.

Është e çuditshme që ky komision rrëzohet pa asnjë problem më Parlament dhe nuk ka debat të gjerë rreth tij. Komisioni mund të zbardhte skandale edhe më të mëdha se inceneratorët. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY