Ballkani i Hapur favorizoi Serbinë në tregtinë me Shqipërine duke shënuar menshumë se dyfishin përgjatë 2022 krahasuar me një vit më parë.
Defiçiti tregtar mes Dhqipërisë e Serbisë zgjerohet me 48% nga 2017 në 2022
“Të dhënat e INSTAT tregojnë se deficiti tregtar në katër-mujorin 2022 arriti në 8.7 miliardë lekë duke u zgjeruar me 48 për qind që nga viti 2017. Importet serbe në Shqipëri arritën 16.7 miliardë lekë në 4-mujorin e parë 2022, duke pësuar rritje me 128% në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit 2017. Rritje më të lartë e kane shënuar importet e energjisë, drithërave, pijeve etj”, raporton revista ekonomike Monitor.
Në katër muajt e parë të vitit 2022 importet e energjisë shënuan rritje vjetore me 191 për qind. Por, kjo rritje erdhi më shumë prej çmimeve të larta, se sa prej rritjes së sasisë. Gjithashtu, importet e drithërave në vlerë, produkti i dytë më i importuar nga Serbia shënoi rritje vjetore me 48% në katër-mujorin e parë të vitit 2022 në raport me të njëjtën periudhe të vitit 2021.
Shqipëria po ashtu ka eksportuar në Serbi por eksportet shqiptare janë të paqëndrueshme dhe shpesh koniukturale. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/