Forcat Speciale kontrolluan banesën e biznesmenit Xhevdet Troplini i njohur si ‘Poja’. Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë me vendim të Gjykatës së Posaçme në kuadër të operacionit të ‘Plumbit të Artë’, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit..
Është kontrolluar edhe banesa e të birit dhe e nipit, sipas gazetares Klodiana Lala në emisionin “Në shënjestër”
Lala tha se Troplini ka dhënë dëshmi para oficerëve të policisë. Aksioni në fjalë vjen pak ditë pas rrëfimit të Dumanit, i cili tronditi botën e krimit dhe me dëshmitë e tij, duke çuar në arrestimin e 18 personave. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/