Plagoset në Fushë Krujë, Maringlen Haka

Plagoset në Fushë Krujë, Maringlen Haka

460
0
Shares

Atentat në Fushë-Krujë. Plagoset me armë zjarri Mariglen Haka.

Haka është një emër i njohur në këtë zonë prej shumë vitesh.

Haka i shpëtoi një atentati tek shtëpia e tij në 2018.

Hetimet për zbardhjen e atentatit ndaj Mariglen Hakës në fshatin Zezë të Fushë-Krujës, ku i riu mbeti i plagosur e ndërsa u vra halla e tij, Shpresa Basha, në atë kohë thonë se autorët ende të paidentifikuar nuk kanë pasur qëllim vrasjen e Hakës, por marrjen e tij peng.

Por dyshimet se halla e Hakës, Shpresa Basha mund të ketë njohur ndonjë prej grupit të autorëve që ndodhej shumë pranë banesë së tij, ka bërë që ndaj tyre të qëllohet me breshëri plumbash.

Për pasojë, Objektivi Mariglen Haka mbeti në 2018 i plagosur në krahë, e ndërsa halla e tij ndërroi jetë në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve të shumta të marra në trup.a.b

Krujë/Informacion paraprak:

Në Nikël, Krujë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. H., i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY