NAFTA 2580 LEKË LITRI. SHIFRA E PROTESTËS

NAFTA 2580 LEKË LITRI. SHIFRA E PROTESTËS

73
0
Shares

Bord i Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës të jetë 258 lekë të reja ose 2580 lekë të vjetra, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë që në fillimin e krizës.

Benzina do të tregtohet me shumicë me 243 lekë, nga 231 lekë që ishte më parë.

Rritja erdhi pas shtrenjtimit në bursat ndërkombëtare, ku treguesi Platz për një ton naftë ka arritur në 1350 dollarë dhe për benzinën në 1400 dollarë, me rritje përkatësisht me 120 dhe 90 dollarë.

”Me keto cmime, shqiptaret do behen te paret turiste karburantesh ne bote.

Distanca nga Tirana ne Muriqan eshte diku tek 100 kilometer. Nje automjet mesatar haxhon 15 litra per 200 km vajtje-ardhje. Ne Mal te Zi cmimi i naftes eshte 189 leke ose 70 leke me poshte se ne Shqiperi. Nje serbator mban te pakten 50 litra.

Beni llogarite se ka vajtur puna qe te del me mire te shkosh ta furnizosh makinen ne Mal te Zi, perfshire dhe diten e punes brenda.

Ata qe jane ne Shkoder njehere u leverdis te shtrojne nje zorre nentokesore nga ana tjeter e kufirit, ku jane ato fshatrat shqiptare dhe ta transportojne direkt. Tip investimi komunitar”, shkruan gazetari i ekonomisë. Klodian Tomorri. r.e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY