Një delegacion i përbashkët i dy rregullatorëve të medias, sëShqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht Autoritetit të MediaveAudiovizive (AMA) dhe Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) është duke zhvilluar një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës.
Përfaqësuesit e dy autoriteteve rregullatore, kryesuar nga znj. Armela Krasniqi dhe z. Xhevat Latifi, zhvilluan një takim nëDepartamentin Amerikan të Shtetit, ku u pritën nga z. Martin McDowell, Drejtor i Zyrës për Europën Qendrore dhe Juglindore.
Dinamika e zhvillimeve në të dy autoritetet rregullatore, si dhesfidat me të cilat ato përballen, u prezantuan gjatë takimit, ku u vu theksi tek garantimi i lirisë së medias dhe konkurrencës së ndershmenë transmetimet audio/audiovizive, por edhe duke përmendurpërpjekjet që bëhen për të evituar fenomenet e çrregullimitinformativ, më shumë në formën e dezinformimit apo propogandës. Të gjitha përpjekjet bëhen edhe më të domosdoshme duke patur nëvëmendje luftën në Ukrainë dhe dezinformimin që është njëkërcënim në vijimësi për të gjithë shoqëritë demokratike.
Sektori audiovizual u konsiderua si një hapësirë ku mund tëbashkëpunohet me institucionet homologe apo subjekte të SHBA-ve për të ndikuar dhe mbështetur projekte të përmirësimit të cilësisë dhe shumëllojshmërisë së përmbajtjeve të transmetuara, si dhe rritjes së standarteve të rregullimit të operatorëve të licensuar në treg. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/