Vjen surpriza e parë nga industria, Kurum rrit pagat e punonjësve pavarësisht...

Vjen surpriza e parë nga industria, Kurum rrit pagat e punonjësve pavarësisht krizës

92
0
Shares

Nga sektori i industrisë së rëndë vjen një tjetër lajm imirë për tregun shqiptar të punës.

Shoqëria Kurum International sh.a., lider i industrisë së rëndë në Shqipëri, eksportuesi më i madh në vend dhe një nga kompanitë më me ndikim në punësim nëShqipëri, njofton se ka arritur një marrëveshje të re 3 vjeçare me Federatën e Sindikatave të Industrisë sëRëndë dhe Metalurgjisë.

Vlen të theksohet fakti, që lidhja e një kontrate të re, pa afat, është bërë me kërkesë të vetë kompanisë, pavarësisht se kontrata kolektive ekzistuesepërfundonte në Maj të vitit 2023.

Gjatë muajit Maj 2022, u negociua dhe u arrit tënënshkruhej me sukses një kontratë kolektive e re, e cila u siguroi një rritje mesatarisht prej 20% tëpagave të punonjësve të kësaj kompanie, krahaspërmirësimit dhe rritjes së shpërblimeve dhebonuseve të tjera që Kurum ofron për punonjësit.

Duhet theksuar se Kurum International është një ngakompanitë e pakta, të mëdha prodhuese në Shqipëri,që respekton të gjitha të drejtat e punonjësve të saj, duke u garantuar shpërblim të drejtë sipas të gjithaparametrave ligjore dhe standardeve më të mira tëpunësimit.

Në këtë kohë të vështirë, që po përjetojnë punonjësitshqiptar, me rritjen e përditshme të çmimeve tëlëndëve të para, energjisë, mallrave ushqimorë dhe tëkonsumit të përditshëm, Kurum International reagoimenjëherë në favor të kapitalit më të rëndësishëm qëka, atij njerëzor. Kurum vlerëson maksimalishtrëndësinë e të paturit një mjedis pune dhe punonjëssa më të kënaqur, duke i garantuar stafitqëndrueshmëri, të drejta dhe siguri për të ardhmen e tyre.

Paga mesatare neto për punonjësit e shoqërisë i ka kaluar 70.000 lekë/muaj, dhe në vijim pritet të rritetmë tej. Vetëm gjatë dy viteve të fundit, kompania ka shtuar rreth 150 punonjës, duke patur ndikim tëjashtëzakonshëm në punësimin e rajonit të Elbasanitdhe më gjerë.

Aktualisht, Kurum ka të punësuar drejt për së drejti770 punonjës dhe rreth 250 të tjerë nëpërmjetsubjekteve nënkontraktore dhe ofruesve tëshërbimeve direkte për kompaninë.

Të gjithë këtyre punëtorëve u garantohen dhe u pagohen rregullisht, sipas ligjit, orët shtesë, shtesatpër turnet e dyta dhe të treta, vështirësia në punë, u garantohet dhe u jepet trajtimi ushqimor, shtesat përditët e festava zyrtare, pushimet zyrtare, u garantohetleja e zakonshme vjetore sipas ligjit, si dhe u jepetshpërblim i caktuar monetar çdo fund viti, shpërblimpër festën e 8 Marsit për punonjëset femra. Kurumgaranton me kontrata pune, sigurimin e shëndetit dheaksidenteve në punë, jep shpërblim të përcaktuar përraste të gëzimeve apo fatkeqësive familjare etj.

Kompania ofron trajnime të vazhdueshme dhecertifikon specialistët e saj, qofshin këta metalurgë, elektriçistë, vinçierë, manovratorë apo edhe stafininxhiniero teknik dhe administrativ.

Me zgjerimin e aktivitetit të saj dhe vijimin e investimeve, në fabrikat e petëzimit dhe çelikut, është në kërkim edhe të 100 punonjësve të tjerë, specialist të fushave të industrisë, ndaj mirëpretaplikime nga specialistë metalurgë, mekanikë, manovratorë, vinçierë, elektriçistë, elektronikë, tornitorë, si edhe inxhinierë të fushave të ndryshmeindustriale të prodhimit.

Kurum, përveç qytetit të Elbasanit dhe rrethinave tëtij, organizon dhe ofron transport për personelin e sajedhe nga qyteti i Tiranës, duke garantuar një lehtësipër punonjësit e saj.

Kurum International është eksportuesi më i madh nëvend dhe gjatë vitit 2021, shoqëria ka prodhuar dheshitur 488.900 ton shufra çeliku dhe 411.000 MWenergji elektrike, duke shënuar rekorde në historikune saj. r.e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY