KOMENTI/ Komisioneri Varhelyl ne Oher u prish festen per “Ballkanin e hapur”!

KOMENTI/ Komisioneri Varhelyl ne Oher u prish festen per “Ballkanin e hapur”!

147
0
Shares

Nga Tritan Shehu (Ish ministër i Jashtëm)

Komisioneri Varhelyl ne Oher u prish festen per “Ballkanin e hapur”!

Mesazhi ne fjalimin qe u mbajti sonte, pikerisht aty ishte krejt i qarte:
1–Vetem projektet e rregullat e BE.
Pra jo projektet e rregullat e Vucicit, sic eshte “Ballkani i hapur”.
2–Ballkani Perendimor duhet afruar vetem ne tregun e BE.
Pra jo ne Unionin EuroAsian te Rusise, pjese e te cilit eshte Serbia dhe ku synon te coje “Ballkani i hapur”.
3-Ndertimi i Tregut te Perbashket Rajonal me pjesemarjen e te gjashte vendeve.
Pra pranohet vetem ky treg, qe eshte pjese e Procesit te Berlinit i projektuar, organizuar e garantuar edhe finaciarisht nga Brukseli, dhe jo nje treg tjeter i nismave te Vucicit me drejtim rus, sic eshte “Ballkani i hapur”.
4-Jane ne dispozicion 30 miliard E per kete projekt te BE, kur te behen pjese e kesaj nisme te gjashte vendet e Rajonit.
Ndersa per „Ballkanin e hapur“ te Vucicit nuk ka asnje kapacitet financues e investues.

Ai kerkon vetem shpenzime nga taksa paguesit e Rajonit per udhetimet e ceremonite e ketyre tre „liderave“.
Dhe si per cudi ne ate feste per “Ballkanin e hapur” ne fjalen e tij Komisioneri nuk e permendi as dhe si emer ate nisme vuciciane, sikur nuk egzistonte fare!
Pra Brukseli pranon, stimulon e mbeshtet vetem projektet europiane, jo ato Ruso-Serbe.

Mbas ketij fjalimi te Varhelyl, nuk besoj se ata te tre “musketere” me Vucicic ne krye, do ta kene vazhduar ate “feste” te filluar ne mengjezin e sotem, mbas “bekimit” qe i beri dje “kumbara” Lavrov “Ballkanit te hapur” prej Moske.
P.S.Me poshte mund ta lexoni dhe ju vete fjalen e Komisionerit:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY