Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski ka shtruar një darkë në Ohër me liderët e vendeve që janë pjesë e nismës “Ballkani i hapur” mes të cilëve është edhe Alex Soros.
Në darkë marrin pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç që në samit është si vëzhgues.
Alex Soros është nderuar duke u ulur në tavolinën kryesore të liderëve të vendeve të rajonit.
Në këtë samit pritet të nënshkruhet një marrëveshje për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, si dhe memorandume për bashkëpunim kulturor dhe në fushën e turizmit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/