Berisha i kërkon biznesit të vogël të organizojë qëndresën ndaj qeverisë

Berisha i kërkon biznesit të vogël të organizojë qëndresën ndaj qeverisë

55
0
Shares

Kreu i PD-së Sali Berisha në një takim përfaqësuesit e biznesit të vogël garantoi se ata do të jenë hartuesit e paketës fiskale, kur demokratët të kthehen në pushtet. Berisha tha se qeveria aktuale ka qëllim vetëm vjeljen dhe vjedhjen e qytetarëve.

”Shpreh keqardhjen më të madhe që iniciativa juaj e lirë, përballet nga një qeveri që ka tipar kryesor vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. Nëse shihni qasjen e kësaj qeverie ndaj jush, do tju intimidojë , njësoj si hajduti që futet natën në shtëpi, dhe mendon si t’iu zbrasë shtëpinë.

Bërtasin se janë të vetmit në botë që nuk tatojnë biznesin e vogël. Nuk mendojnë gjë tjetër veçse si tiu grabisin ju, ju jeni burra dhe gra anonime për ata, se interesat e tyre të vetme janë oligarkët. Jam këtu për tiu garantuar se programin e qeverisë së ardhshme do ta hartoni ju, më të favorshmen për ju, pasi kjo është në interes të vendit.

Ky që bërtet se nuk taton biznesin e vogël, detyrimet dhe pagesat në fakt vijnë çdo ditë dhe në rritje, tregues i kësaj janë edhe përgjysmimi i bizneseve që janë hapur dhe shpopullimi i vendit”, tha Berisha.

Berisha i bëri thirrje biznesit që të organizojnë qendresën ndaj qeverisë.

“Ju ftojmë që të organizojmë rezistencën e merituar ndaj këtij regjimi monist, që ekziston vetëm në qeverinë  e Lukashenkos, pikërisht se jemi vend anëtar i NATO-s nuk duhet të na ndodhin këto. Ju falenderoj shumë”, tha kreu i PD, Sali Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY