Që prej mesditës, 61 efektivë, kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit, njofton ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
“Përpjekjet maskimale vijojnë në kushte tepër të vështira ku terreni dhe bimësia vështirësojnë fikjen e zjarrit”, deklaron Peleshi.
Po këtë pasdite ka reaguar edhe Presidenti Meta.
Zjarri që përfshiu dje ishullin u shua por sot u shfaqën sërish zjarre të tjera duke sjellë edhe shpërthime të municioneve të humbura nga repartet e marinës të instaluara atje në kohen e komunizmit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/