“Camp Nivica“ është investimi i parë suedez në Shqipëri në fushën e turizmit të qëndrueshëm, një EkoResort model, mesnatyrës magjike, shembull domethënës i mençurisë dhe respektitpër natyrën, i cili tregon se si mund të krijohet një sipërmarrjeturistike me shumë mend e jo shumë fonde.
Për t’u njohur nga afër me këtë investim interesant të çiftit suedez, ishte sot në Nivicë, Kryeministri Edi Rama,
Kampingu me pamje nga Kanioni i Nivicës është i ndërtuar në çadra që vendosen mbi struktura druri të çmontueshme dhe paketueshme. Ato janë të mbuluara me tenda model safari, të cilat vijnë për herë të parë në Shqipëri dhe montohen në struktura druri e mbulohen me kashtë për të shmangur nxehtësinë.
‘’Jemi përpjekur të ngremë këtë kamp ekologjik të stilit safari nëNivicë me kanionet si panorama përreth. Për ne ka qenë me rëndësi të ndërtojmë me materiale natyrore e të përpiqemi tëkrijojmë një hapësirë ku miqtë të ndihen sa më pranë natyrës, nënjë mënyrë të tillë që s’e bëjnë shpesh kur jetojnë në qytete tëmëdha apo kur nuk shkojnë dot për ngjitje në mal. Gjithçkafunksionon me 20 panele diellore gjithësej. Jemi përpjekur tëbashkëpunojmë shumë ngushtë më komunitetin këtu në Nivicë.”– shpjegoi investitorja suedeze, e cila shtoi se me ngritjen e kampit interesi për ta vizituar dhe për të kaluar disa ditë atyështë shumë i lartë si nga turistët vendas ashtu dhe nga ata tëhuaj.
“Ka shumë njerëz që vijnë për të bërë ngjitje, kemi kanionet.Kemi një panoramë,pejsazh super fantastik. Ne jemi shfaqur nëmedian suedeze. Rezervimet vijnë nga Suedia, por edhe nga tëtjerë. Është një kombinim. Shumë rezervime vijnë ngaShqipëria, 50 % do thoja dhe 50% janë ndërkombëtare, vijnënga Holanda, Suedia, Gjermania, edhe Amerika gjithashtu.” – tregoi ajo.
Kryeministri Rama pasi vizitoi kampingun tha se ky investimështë një shembull fantastik i krijimit të mjediseve luksoze pa shkatërruar natyrën. “Është po kështu një shembull fantastik përtë tjerët që të mësojnë sesi të ndërtojnë mjedise luksoze pa shkatërruar natyrën. Jam i sigurt që do të krijojë valë të re tëkëtoj lloji turizmi. Njerëzit mund të mësojnë, përmes kësaj, se sime pak mund të ndërtosh shumë.” – u shpreh Kryeministri.
Në Bashkinë Tepelenë dhe fshatrat që përfshihen në të, numërohen rreth 12 subjekte, të cilat operojnë në fushën e agroturizmit dhe të turizmit rural, 5 prej të cilave gjenden nëfshatin Nivicë. Bujtinat e ndërtuara prej këtyre subjekteve ruajnëstilin tradicional të ndërtimeve të zonës. Duke qenë se zonashquhet për blegtori, banorët vendas shfrytëzojnë prodhimet e fshatit për t’i tregtuar në bujtinat që ata kanë ndërtuar, duke ofruar gatime tradicionale të zonës së Kurveleshit si dheprodhime bulmeti. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/