Arkëmorti me trupin e ish Presidentit Bujar Nishani bën rruhëtimim e fundit...

Arkëmorti me trupin e ish Presidentit Bujar Nishani bën rruhëtimim e fundit përmes Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’

136
0
Shares

I mbështjellë me flamurin kombëtar, shoqëruar nga orkestra funebre dhe qindra miq e bashkëpunëtorë, familjarë dhe të afërm arkmorti me trupin e pajetë të ish-kreut të shtetit Bujar Nishani është nxjerrë nga Presidenca dhe është nisur përgjatë bulevardit në drejtim të varrezave të Sharrës ku do të prehet përjetësisht.

Pas homazheve në ambientet e brendshme të institucionit që ai drejtoi për pesë vite, ka nisur ceremonia për përcjelljen për në banesën e fundit. Një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e tij u mbajt nga të gjithë të pranishmit.

Presidenti Nishali la pas bashkëshorten Odetën, djalin dhe vajzën, të cilët së bashku me babain e ish-kreut të Shtetitdhe të afërm të tjerë kanë pritur sot ngushëllime nga qindra qytetarë, personalitete, drejtues, ministra, deputetë, ambasadorë dhe miq të familjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY