Vuçiç betohet edhe për Kosovën si President i Serbisë

Vuçiç betohet edhe për Kosovën si President i Serbisë

41
0
Shares

Aleksandar Vuçiç u betua si president i Serbisë, përmes një betimi folklorik po aq sa rrugaçëror duke përfshirë edhe Kosovën si pjesë e Serbisë për rë cilën ai do të kundesej.

Ai fillon mandatin e tij të dytë presidencial, pas zgjedhjeve të 3 prillit ku fitoi raundin e parë të zgjedhjeve të rregullta presidenciale me 58,59 për qind të votave.

Vuçiç, duke mbajtur dorën e djathtë mbi Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit, librin më të vjetër serb, shqiptoi tekstin e betimit.

“Betohem se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj, si dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjet, duke ruajtur paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve”.

Pas kësaj, ai ka nënshkruar tekstin e betimit dhe është intonuar himni i Serbisë. Ai më pas tregoi se cilat do të jenë prioritetet e udhëheqjes së tij. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY