Kongresi i PPE ku ndodhet edhe deputeti Belind Kellici po diskuton rreth sfidave të ardhshme të Ballkanit Perëndimor dhe orientimin europian të rajonit tonë.
Postimi i Këlliçit:
Në Rotterdam, i ftuar në kuadër të Kongresit të Partisë Popullore Europiane.
Momentalisht po diskutohet rreth sfidave të ardhshme të Ballkanit Perëndimor dhe orientimin europian të vendeve të rajonit tonë.
Pjesë e panelit aktual janë Zj. Doris Pack, presidente e Institutit Robert Schuman dhe bashkëpunëtorë e partnerë të tjerë të këtij instituti.
Gjithashtu në panel ndodhen Sekretari i Përgjithshëm i European Democrat Students, Z. Ivan Botoucharov dhe Zj. Tatiana Poliak-Grujic nga Visegrad Insight – një platformë analitike dhe debati që gjeneron politika orientuese për Europën dhe partnerët euroatlantikë.
Më herët kisha kënaqësinë të isha pjesëmarrës në tryezën e diskutimit me temë “Lufta ruse dhe efektet e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, me panelistë Z. Christian Schmidt, Përfaqësues i Lartë për Bosnjë-Hercegovinën dhe Zj. Majlinda Bregu, në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Paneli i të ftuarve moderohej nga Z. Patrick Voller, Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Popullore Europiane.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/