Dy ngjarjet e rënda në Kamëz, mësohen detaje të reja për dyqanin...

Dy ngjarjet e rënda në Kamëz, mësohen detaje të reja për dyqanin dhe makinën

50
0
Shares

Një automjet luksoz u hodh në erë gjatë natës në Kamëz ndërsa policia ka mësuar pronarin.

“Audi Q7” i përket biznesmenit Artan Lleshi. Ai jeton kryesisht jashte shtetit në Angli dhe është nga Fani i Mirditës.

Paraprakish thuhet se ngjarja mund te ketë ndodhur si pasojë e veprimtarisë së tij në Angli.

Po mbrëmë është sulmuar dhe shkatërruar një biznes në Kamzë, agjensi funerale në pronësi të Emriana Muka.

Pronarja e agjensisë funerale është e divorcuar prej një viti e gjysëm dhe ish-bashkëshorti ka hapur përballë saj po të njëjtin biznes.

Njoftimi i policisë për ngjarjet:

Kamzë/Informacione paraprake

Më datë 31.05.2022, në orën 00:20, në rrugën “Skënderbej”, në Kamzë, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesit të shtetases E. M., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
—-
Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY