Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Apologjia e Spiropalit për poezinë e Luan Myftiut, për kë e shkruajti në fakt gazetari atë poezi në 2001

31/05/2022
Apologjia e Spiropalit për poezinë e Luan Myftiut, për kë e shkruajti në fakt gazetari atë poezi në 2001
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në foto Berisha dhe i pari në rradhë Luan Myftiu në vitin 2005 (Foto e publikuar nga Shpëtim Agolli)

Ministrja për Marrëdhëniet dhe Parlamentin, Elisa Spiropali, sulmoi sot Sali Berishën me një poezi të Luan Myftiut i titulluar “Monologu i Pendesës”.

Në fjalën e saj Spiropali duke iu drejtuar Berishës, tha se vetëm do të lexojë poezinë, pasi ajo i thotë të gjitha, dhe e përshkruan siç është në të vërtetë.

Më poshtë poezia :MONOLOGU I PENDESËS, nga Luan Myftiu.

Të besuam, të zgjodhëm, votuam për ty,
Ti na rrahe, na shave, na ndave në dy.
Ne u ngritëm të hiqnim nga zverku ty djall,
Ti na rrope, na dogje, në dhe po na kall.
Je pa shpirt, e xhelat hipokrit e demon,
Pabesinë ke moral, sa dhe shokët mohon.
Je mashtrues, se të mburr kur të bën fukara,
Ta lë fajin në derë, je pa cipë, maskara.
Si makut, gangster e dinak, je një horr,
Të grabit sy ndër sy, e pa turp të bën qorr.
Për kolltukë e ofiq, del nga varri lugat,
Që të jesh veç ti zot, s’le shenjtor pa mëkat.
Sa të gjej midis jush, dallkaukë e hajdutë,
puthadorë e spiunë, dhe ca laro harbutë.
Do të rrijë në opozitë, orator, demokrat,
dhe t’iu lërë mos më keq, të përçarë pa surrat.

Luan Myftiu ishte poet, shkrimtar, antikomunist, i persekutuar politik me babain të vrarë nga komunistët.

Ai punoi për shumë kohë si gazetar tek PBK, një nga dy partitë e Ballit Kombëtar, që u nda në vitin 1996. Njëri grup drejtohej nga Abaz Ermenji dhe tjetri ndryshoi disa herë drejtues si Shpëtim Roqi etj.

Fotoja e mëposhtme është shkrepur tek Kuvendi i RSH, pak ditë para se të fillonte fushata për zgjedhjet qendrore të v.2005 me përfaqësuesit e PBK dhe Sali Berishës, mbi marrëveshjen për zgjedhjet mes dy aleatëve, e cila nuk u zbatua kurrë.
(Në foto i pari majtas Luan Myftiu, i parafundit djathtas me këmishë të bardhë jam unë), shkruan Shpëtim Agolli, një tjetër gazetar në atë kohë.

Poezia u shkeuajt nga Myftiu në vitin 2001. Apologjia e sotme në Parlament ishte se poezia u shkruajt kundër Berishës por në fakt Berisha në atë kohë ka qënë më i mbështetur se kurrë nga të persekutuarit politimë, për të mos thënë se ishin edhe grupi më i konsoliduar në mbështetje të Berishës. Poezia ngjan shumë inatçore, diçka edhe shumë personale, çfarë të bën të mendosh se poezia e Myftiut i drejtohej njërit prej kryetarëve të Ballit, me gjasë Abaz Eemenjit që në ‘97 u largia nga Tirana pas disa deklaratave konfuze në lidhje me rebelimin komunist të ‘97.

Ai ishte shumë i vjetër dhe vetëm pak vite pas largimit nga Shqipëria ai u nda nga jeta. Shumë prej vargjeve të kësaj poezie reflektojnë problemet e ballistëve si ndarjen dhe problemet që kisjon me Ermenjin tashmë të plakur.

Fakt është se vetë Berisha sa ishte president nuknpati marrëdhënie të mira me ballistët apo legalistët. Për inat të këtyre të fundit bëri festimw të mëdha më 1994 për grushtin e shtetit të Nolit.

Por pas ‘97 sjellja e tij ndryshoi plotësisht dhe prej atëherë ai pati vazhdimisht vende për kandidatë të ballit për deputet.
Myftiu ishte intelektual dhe i mencir dhe e kuptonte shumë mirë se kriza e partive të traditës nuk vinte nga raportet me Berishën, bile as me Nanon por për shkak të kohës. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.