Dështojnë negociatat me ndërmjetësimin e europianëve, priten bisedime të tjera

Dështojnë negociatat me ndërmjetësimin e europianëve, priten bisedime të tjera

54
0
Shares

Kanë dështuar negociatat me ndërmjetësimin e McAllister dhe Fleckenstein mes mazhorancës dhe opozitës për t’i dhënë fund krizës politike.
Takimet janë zhvilluar në Pallatin e Kongreseve në disa raunde. Mirëpo në të fundit, Basha është larguar i pari.
Sipas burimeve Basha nuk ka hequr dorë nga kushti i tij për qeveri teknike. Nga ana tjetër, Kryeministri Rama ka pranuar që të lëshojë shumë nga ana e Policisë së Shtetit, si shkarkime të drejtuesve aktualë dhe dha garanci për mospërfshirjen e saj në zgjedhje.
Gjithashtu, Rama ka pranuar që të shtohet numri i vëzhguesve të zgjedhjeve, por kurrsesi s’ka pranuar qeverinë teknike.
Në këtë mënyrë, Basha nuk ka pranuar të ulet në negociatë me të dhe është larguar nga Pallati i Kongreseve.
Pas largimit të Ramës, Metës e Bashës nga Pallati i Kongreseve, janë larguar edhe zyrtarët e BE David McAllister e Knut Fleckenstein si dhe ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin.
McAllister ka thënë për gazetarët se do të bëjnë më të mirën për të zgjidhur krizën.
Deklarata e tij ka lënë të nënkuptohet se do të ketë negociata të tjera mes palëve.
Basha nuk ka dashur të japë deklaratë për media, por i ngacmuar nga gazetarët,  tha se takimi ka përfunduar shpejt pasi kishte mbaruar punë me bisedimet.
Ndërsa PD menjëherë ka dalë me një deklaratë për media, ku bën me dije se kërkesa e opozitës për qeveri teknike dhe mandatin e saj është e pandryshueshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY