Bullizëm politik nga Taulant Balla, shkel procedurat për Mirakën në bordin e...

Bullizëm politik nga Taulant Balla, shkel procedurat për Mirakën në bordin e ‘Dosjeve’, Komisioni i Ligjeve përjashtoi në shkelje edhe Vrionin

61
0
Shares

Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e sotme të Taulant Ballës i cili tha se propozimi i Simon Mirakës për në Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, nuk do të merrej parasysh gjersa ishte edhe firma e ish-kryeministrit.

Berisha e quajti përjashtimin e Mirakës një akt të shëmtuar diskriminimi që ishte një kombinim mes individëve që i lidhte krimi.

Sali Berisha: “Në një akt të shëmtuar ju përjashtuat Simon Mirakën, një kombinim mes individësh që i lidh krimi, i fshin emrin për të qenë pjesë e autoritetit të dosjesve. Diskriminimi juaj ndaj qytetarëve është i pakufishëm, a e dini ju që qytetarët nuk fitojnë kurrë në proceset gjyqësore. Dhe tani vendosët që rekursin ta shndërroni në një mekanizëm plaçkitjeje”.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla se PS nuk ka asgjë me zotin Miraka, por shtoi se do votojnë për të, nëse nga lista e firmëtarëve do të hiqet ajo e “katranit”, duke iu referuar Sali Berishës.

Taulant Balla: Unë besoj se një prej detyrave që merr rëndësi në rezolutën që miratuam sot, mbrojtjen nga diskrimini në sektorin privat.

Shqiptarët janë njohur me një listë pagash, që ka pasur një diferencim, se psh është një TV në pronësi të dikujt që është i biri i dikujt që bëri rrëmujen që deklaronte pagesa drejtorësh 500 mijë lekë të vjetra, ky është diskriminim, por edhe vepër penale. Kur të vini vitin e ardhshëm, këto gjëra duhen parë.

Komisioni verifikon nëse kandidatura plotëson kriteret e përcaktuara nga ligji. Zoti Simon Miraka që unë e kam votuar, kolegët e mi e kanë votuar pak vite më parë në një autoritet që e ngriti kjo shumicë. Nuk u ngrit kurrë një institucion që të hedhë dritë në dosjet e ish sigurimit të shtetit.

Ai që sapo bëri zhurmën e radhës këtu ka dritëhijet e tij në marrëdhënie me institucionin. Ne nuk kemi asnjë me kandidaturën e zotit Miraka. Jemi të gatshëm ta votojmë përsëri nëse nga lista e propozuesve hiqet emri i katranit me bojë. Do ishte fyerje për vetë zotin Miraka që në listën e propozuesve është vetë Katrani.

Si të votojmë ne për një kandidat për të hetuar dhe për të informuar publikun kur zotin Miraka mund ta propozojë ky. I bëj thirrje firmëtarëve të heqin emrin e Katranit të vijnë me një listë të re. Kemi kohë në dispozicion dhe ta risjellin. Sa i përket përpjekjes shumë vjeçare për të mbjellë ndasi mes veriut dhe jugut të Shqipërisë sikur këtu ka ndarje mes veriut dhe jugut për të kritikuar qeverinë sikur paskemi lënë pas dore veriun.

 

Ishte deputeti Gazment Bardhi që në komisionin e ligjeve solli në vëmëndje faktin se PS votoi për në Bordin e Autoritetit të dosjeve, Simon Mirakën, një kandidat të Berishës, sipas Bardhit. Kjo shërbeu si nxitje për Ballën që të refuzonte jashtë cdo procedure kandidaturën e tij derisa të paraqitej një listë tjetër propozuesish pa emrin e Berishës.

Po ashtu komisioni i Ligjeve gjatë shqyrtimit të kandidaturave të bordit operoi me shkelje duke rrëzuar jashtë cdo aspekti ligjor kandidaturën e Skënder Vrionit, propozuar nga organizata të të drejtave të njeriut sic parashikohej nga ligji.

Ky fakt u theksua edhe nga deputeti Enkelejd Alibeaj që ishte në mbledhjen ekomsionit të Ligjeve.

Ndërkaq kreu i PD-së Sali Berisha komentoi sot në rrjetet sociale se qarku i Kukësit është diskriminuar në mënyrë të vazhdueshme nga kryeministri Edi Rama.

Berisha shkruan se Kukësi, pavarësisht se është një prej qarqeve që i jep vendit miliona euro pasuri, në sajë të resurseve që ka, është qarku më i varfër sa i takon të ardhurave për frymë, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë.

Ndërkohë sot në kuvend ëhstë diskutuar në lidhje me ligjin për diskriminimin.

Berisha: “Qarku i Kukesit me kaskaden e Drinit, rezervat e medha minerale ne krom, baker, etj., alpet, bjeshket e bekuara me malet e Gjallices, Koritnikut, Kollovozit etj., kontribuon ne ekonomine e vendit miliarda euro; ne proporcion per fryme, me shume se çdo qark tjeter ne Shqiperi.

Megjithate, te ardhurat  per fryme te banoreve te qarkut te Kukesit jane me te uletat ne Shqiperi dhe ne Europe. Ato jane 37% nen mesataren e te ardhurave per fryme ne nivel vendi dhe 47% me te ulta se sa te ardhurat per fryme te banoreve te qarkut te Tiranes.

Kjo diference u rrit frikshem gjate viteve te Edi Rames ne pushtet. Megjithese Rruga e Kombit sjell mbi 350 milion euro te ardhura nga turizmi i qytetareve te Kosoves, banoret e qarkut te Kukesit ndeshkohen me taksen e traut si asnje qytetar tjeter ne Shqiperi.

Se fundmi, Rama, i ngerthyer nga oligaket e tij ne shkelje te detyrimeve nderkombetare, hoqi edhe renten per burimet natyrore e cila duhet t’u mbetej ne teresi komuniteteve. Diferenca ne te ardhura midis banoreve te Qarkut te Kukesit dhe qarqeve te tjera te vendit u thellua gjithashtu per shkak te nivelit teper te ulet te investimeve publike ne kete qark nga Rama.

Te ardhurat për fryme ne Kukes ishin 2’945 euro në vitin 2020, ndërsa te ardhurat mesatare ne rang vendi ishin 4’681 euro per fryme. Ne te njejtin vit ne Tirane, te ardhurat per fryme ishin 6’279 euro.

Pergjate dekades se fundit, qarku me i varfer, ne vend qe te ngushtoje diferencen me pjesen tjeter te Shqiperise, e ka thelluar edhe me tej diferencen pasi ka pesuar renie ekonomike sistematike në vitet e fundit.

Ecuria e ekonomike e qarkut te Kukesit tregon shfrytezimin pa kriter te burimeve natyrore, perdorimi i te cilave nuk i çon te ardhura qytetit.

Qytete me kushte te tilla ne Europe jane me te pasurat për shkak se perfitojne nepermjet rentes, te ardhurave nga shfrytezimi i pasurive.

Sikur ekonomia e Tiranes te mbetet ne vend, Kukesit do ti duheshin se paku 20 vite qe te rritej me 2% ne vit per te arritur nivelin e kryeqytetasve. Qyteti verior renditet gjithashtu nga me te varferit ne Europe dhe per kete fakt, po shpopullohet me shpejtesi nga emigracioni i jashtem dhe i brendshem”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY