Parlamenti, një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish Presidentit Nishani

Parlamenti, një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish Presidentit Nishani

62
0
Shares

Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë të shtunën në një spital në Gjermani, pas kërkesës që bëri kreu i grupit parlamentar të PS-së.

Shëndeti i ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit. Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY