Biznesmeni me ‘4 emra’, policia kërkon hetim nga prokuroria për pastrim parash

Biznesmeni me ‘4 emra’, policia kërkon hetim nga prokuroria për pastrim parash

143
0
Shares

Policia e Shtetit ka kërkuar nga prokuroria hetim për dyhsime në lidhje me pastrim parash për biznesmenin Edmond Bego.

Nga verifikimet e Policisë së Shtetit në fashikullin që i është dorëzuar prokurorisë se shoqëria ”inert ekspres” në pronësi të biznesmenit ka porositur dy vila tek një pale sipërmarrëse  njërën prej të cilave në emër të subjektit që përfaqëson, më pas e ka shitur tek një person me inicialet H. L, raporton faxëeb .

Bego rezulton i dënuar në Itali për organizatë kriminale me 11 vite burg. Gjithshtu sipas shkresës se prokurorisë  thuhet nga policia se Bego, më 24 dhjetor 2009 është arrestuar në kryeqytet i idetifikuar me emrat Edmond Bego, Sajmir Sina, Belul Gjahtari, ku sipas policisë ky person ishte i përfshirë në organizatën e Aldo Bares.

Policia i kujton gjithashtu prokurorisë së Bego është ndaluar në 2018 teksa po kthehej në Shqipëri nga Korfuzi, ku kishte qenë me familjen.

Ai u ndalua me një pasaportë me identitetin Mond Bego, por mbi urdhër arresti të skaduar, në bazë të difuzionit të lëshuar nga Interpol Roma. Policia në materialin e saj thekson se Mond Bego është hetuar disa herë për pasuri, por në asnjë rast nuk ka pasur bllokim të pasurive të tij, raporton faxëeb.

Bego konsiderohet një person i lihur me pushtetin. Ai ëhstë parë shpesh në shoqërinë e deputetit socialist Taulant Balla. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY