Nga Klodian Tomorri
Eksperte te ekonomise, pedagoge, kontabiliste, llogaritare, avokate dhe shume profesioniste te tjere te lire kane filluar te bertasin publikisht se po u behet nje padrejtesi e madhe. E dini cila eshte padrejtesia? Po u kerkohet te paguajne taksa sic paguajne gjithe te tjeret.
Manipulimi intelektual ka arritur kulmin deri ne ate pike sa qe te taksosh profesionet e lira qenka antikushtetuese. Dmth kur qeveria takson rrogetaret e bukes se gojes me 13 apo 23 per qind, qenka totalisht ne perputhje me Kushtetuten. Kurse, kur takson kontabilistet apo studiot ligjore qe fitojne ndoshta dhe miliona euro ne vit, kjo qenka antikushtetuese.
Dhe e dini kush na qenka arsyeja per kete. Sepse rrogetari sipas ketyre, e paska punen te garantuar, ndersa profesionisti i lire e krijon vete punen dhe nuk e ka klientelen te garantuar. Po mire, po Shefqet Kastratin, Samir Manen dhe koorporatat e medha qe kane krijuar vende pune per mijera vete si do i taksojme? Se me kete llogjike i bie qe jo vetem te mos i taksojme, por t’u bejme rimbursim taksash miliarda leke nga buxheti.
Tani shikoni sa e pandershme eshte kjo. Keta duan te perfitojne nga rendi publik, infrastruktura, dhe te gjitha sherbimet e tjera publike qe financohen me parate e taksapaguesve, por keta vet te mos kontribuojne. Mendimtare free ridersa si sekretaret e Partise qemoti. Eshte mendimi i shtresave te privilegjuara, qe e kemi peshqesh nga diktatura.
Meqe taksimi i profesioneve te lira qenka antikushtetues, keta duhet te na shpjegojne?
1-A taksohen te ardhurat e profesionisteve te lire ne Gjermani apo jo?
2-A taksohen ne menyre progresive apo jo?
3-Sa eshte shkalla maksimale e taksimit?
4-Po ne Britani?
5-Sa eshte “Impôts sur le Revenu” per profesionet e lira ne France?
Dakord, askush nuk ka qejf te paguaje taksa. Dhe gjithekush ka te drejte te kundershtoje kur i ngarkojne takse. Por ngadalesoni pak ore se na griset te gjitha Kushtetutat e Europes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/