Gjirokastër, sekuestrohen 90 kg marihuanë, një në pranga një në kërkim

Gjirokastër, sekuestrohen 90 kg marihuanë, një në pranga një në kërkim

65
0
Shares

Një 59-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar nga policia pasi në banesën ku ai jetonte iu gjetën një sasi prej 90 kilogramë kanabis sativa.
Banesa ku Hajri Dervishi jetonte ishte e një të afërmi të tij, i cili ia kishte lënë çelsat e shtëpisë me mirëbesim pasi ai jetonte në Greqi.
“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankensat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë një informacion nga një burim anonim se në lagjen “Pllakë”, Gjirokastër, në banesën e shtetasit H.X., i cili prej dy muajsh jetonte familjarisht në shtetin Grek, kishte  lëndë narkotike. Banesa e këtij shtetasi mirëmbahej nga një i afërmi i tij. Në bazë të këtij informacioni u krye kontroll në këtë banesë. Si rezultat i operacionit rezultoi se në qilarin e shtëpisë u gjet e ambalazhuar në 17 thasë një sasi prej 90 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një arkë me fishekë.”
U bë ndalimi i Hajri Dervishit, 59 vjeç,  banues në lagjen “Puntore”, Gjirokastër.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e pronarit të shtëpisë H.X.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit e kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY