Nëse ke një biznes me xhiro deri në 10 milionë lekë në vit, ti nuk paguan asnjë taksë apo tatim mbi fitimin që të sjell biznesi.
Me projektligjin e ri që qeveria po përgatit, tani ti do të paguash tatim edhe pse në një formë tjetër, raporton euronews.
Drafti që është dakordësuar me FMN-nëparashikon që fitimi që të vjen nga biznesi do të konsiderohet si e ardhur personale.
Sipas ekspertëve, në ligjin aktual ku taksohen të ardhurat e individit, pasuri e tatueshme nuk konsiderohen të ardhurat nga biznesi, por vetëm ndarja e dividentit mes aksionerëve, edhe kjo me normë të reduktuar 8 për qind.
“Në gjithë sistemet e botës të ardhurat që vijnë nga biznesi nuk janë të ardhura individuale apo personale që taksohen njësoj si puna për arsye se vetë sistemet janë të ndara në ndërfunksionimin e tyre, janë të ardhura që vijnë nga aktiviteti tregtar i biznesit dhe ndryshojnë kryekëput me të ardhurat që vijnë nga aktiviteti profesional ose jo, por vijnë nga shfrytëzimi i punës,” – u shpreh Eduard Gjokutaj, ekspert për çështjet fiskale.
Gjokutaj sqaron se kjo nismë përpiqet të korrigjojë hapësirat që individët kanë gjetur në ligj për të shmangur pagesën e taksave. Një ndër to ishte edhe heqja e tatim-fitimit për bizneset e vogla
Kryeministri Rama mohoi futjen e biznesit të vogël në skemën e taksimit. Por ai nuk u shpreh nëse do të hiqen nga projektligji nenet që përcaktojnë fitimin nga biznesi i vogël si të ardhur personale. euronews.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/