Presidenti Meta dekoron gazetarin dhe mjeshtrin e komunikimit Agim Nezaj, e bija...

Presidenti Meta dekoron gazetarin dhe mjeshtrin e komunikimit Agim Nezaj, e bija merr titullin e lartë

426
0
Shares

Gjashtë vite pas ndarjes nga jeta, gazetari publicisti, mjeshtri i komunikimit dhe pedagogu Agim Nezaj është vlerësuar nga Presidenti Ilir Meta me medaljen ‘Naim Frashëri”.

Presidenti në fjalën e tij risolli në vëmëndje të të pranishmëve vlerat e Agimit përgjatë 25 viteve aktivitet mediatik dhe në komunikim duke theksuar dashurinë e tij për vendin shprehur kjo në guidën e parë turistike të shkruar për Shqipërinë nga Agimi. Presidenti Meta vlerësoi aftësitë dhe përvojën  e përcuar edhe tek të tjerët në lidhje me komunikimin dhe gazetarinë vecmas atë pjesë që lidhet me luftën në Kosovë, një prej krijimeve të tij dokumentare e cila u vlerësua me një cmim të madh ndërkombëtar dhe pjesë të tij u përdorën në gjyqin kundër Miloshevicit në Hagë. Ai theksoi edhe anen njerezore te Agimit, humorin dhe batuten si dhe gadishmerine te ndihmonte njerezit sa te kishte mundesi.

Agim Nezaj pati kontributet e veta në gazetari e po aq në komunikim. Ai vlerësohet si themelues i institucionit të zëdhënsit të një institucioni publik, ekspertizë që e zotëroi në një nivel të lartë. Për shumë vite ai drejtoi komunikimin për disa nga figurat e rëndësishme të shtetit shqiptar ndërsa ishte pedagog i komunikimit në katedrën e Gazetarisë dhe Komunikimit. Vitet e fundit ai iu përkushtuar diplomacisë publike, fushë për të cilën përgaditi edhe doktoraturën ndërsa publikoi edhe librin ‘Diplomacia Publike’

Agim Nezaj ka përfunduar studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Prej 25 vitesh ai punoi si gazetar, perfsire dhe media nderkombetare si Sky news, pedagog i komunikimit dhe këshilltar për komunikimin në zyrat më të larta të shtetit.

Në vitin 1991 ai botoi guiden e parë për turistët nga një autor shqiptar “Albania – Travel Guide”, guidë që njohu përmirësime, plotësime dhe u ribotua disa herë që prej atij viti. Publikimi i fundit i përket vitit 2014. Ndërkaq në lëmin e turizmit ai pati edhe botime të tjera të gjitha në anglisht.

Tre librat e tij të fundit janë “Diplomacia publike”, “Marrëdhënia publike strategjitë dhe taktikat” si dhe “Dashuri e trishtim në një vend komunist”.

Nderimi lartë iu dorëzua sot nga Presidenti Meta, të bijës së Agimit, Ergia Nezaj.

Në ceremoni morën pjesë familjarë të Agimit, miq e bashkëpunotërë të tij në vite.

Më poshtë fjala e Ergia Nezaj në ceremoninë e dekorimit të Agim Nezaj:

Në fillim dua te falenderoj Presidentin e Republikes Shkelqesine e Tij zotin Ilir Meta per njohjen dhe nderimin e kontributeve te babait tim. Po ashtu falenderoi Bashkine e Tropojes me kryetar zotin Rexh Biberi per propozimin dhe zoterinjte Salvador Kacaj dhe Shefqet Dizdari qe ishin po ashtu iniciatorë.

Thuhet qe duhet te imagjinosh Sisyphusin te lumtur. Miti nga Albert Camus pershkruan absurditetin e betejes se pakuptimte me te cilen njerezit perballen gjate jetes se tyre. Sisyphus njeh kete realitet ndersa perpiqet te levize nje shkemb ne majen e nje mali te pamundur, e serish eshte i kenaqur sepse ka aftesine te kuptoje qe eshte ne rrethana te pamundura. Ai eshte i kenaqur me pushtetin qe ka ne zgjedhjen e tij per te kryer kete veprim edhe kur e di se shkembi do te rrotullohet dhe bjere serish poshte malit. Une e shoh jeten ne te njejten menyre.
Gjithsesi nje karakter mitologjik nuk eshte i mjaftueshem te permbushe kuriozitetin tim ne ate qe: “Ku e gjejne forcen njerezit te bejne kete zgjedhje?” Pse te mos dorezohen? Pse te vrasin mendjen? Cili eshte qellimi? Shkembi do te bjere serish poshte, apo jo?
Nje njeri i vertete dhe jeta qe ai jetoi me dha pergjigjen e ketyre pyetjeve: Babi Gimi.
Megjithese ai ishte lindur ne nje vend te izoluar dhe te varfer, ai zgjodhi te levizte ne ngjitje te malit. Ai zgjodhi te shoqeronte turiste dhe te tregonte bukurite e Shqiperise. Ai zgjodhi te thyente kufijte e botes se vogel ku jetonte qe te mesonte rreth kulturave te tjera me nje mendje te hapur. Ai zgjodhi te shkruante per vendin qe donte duke I zbuluar botes bukurite qe ka pavaresisht te metave, me shprese qe te terheqe me shume njerez per ta vizituar ate. Ai zgjodhi te ishte pioner ne studimin e Marredhenieve Publike qe te ekspozonte studentet ne artin e komunikimit ne nje vend qe vetem njihte monolog pas izolimit me dekada. Ai vendosi te mbaje anen e te vertetes dhe cfare mendonte se ishte e drejta, ne vend qe te binte pre e favorizimit te nje krahu te caktuar politik.
Ai zgjodhi te shfaqte miresi dhe kujdes ndaj gjithkujt qe takonte, pavaresisht prejardhjes apo te shkuares se tyre. Ai nuk zgjodhi ti mesonte bijave te tij si te “silleshin,” “flisnin” apo “enderronin” ne menyre qe ato ti pershtateshin modelit te pranueshem te femres shqiptare, por i mesoi atyre qe kurre te mos dorezoheshin ne perpjekjet e tyre. Never give up. Never give up. Never give up.
Ai perseriste me ate buzeqeshjen e tij te ndritshme dhe zerin e bute, por te vendosur. Ne gjithmone tundnim koken ne shenje pranimi. Ai ishte i lumtur. Ai jetonte ne nje bote qe bente cdo gje te dukej e pakuptimte, por ai ishte i lumtur edhe kur ngjitej malit papushim. Jeta e tij me mesoi qe lumturia qe gjen ne nje veprimtari te tille eshte vete qellimi i jetes. Lumturia qe ndjen duke ditur qe je i fuqishem dhe i forte qe te vazhdosh te ndjekesh gjerat qe do, duke u perpjekur per ndryshim, nderkohe qe zgjeron limitet e tua me bindjen qe ti mund te vazhdosh ne perpjekjet e tuaja eshte e mjaftueshme. Une mendoj qe vendosmeria per te bere kete eshte e rralle. Une vetem shpresoj qe mund te jem nje perjashtim sic ishte babi Gimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY