“Rama nuk mund të zgjedhë President me kallp opozitën”

“Rama nuk mund të zgjedhë President me kallp opozitën”

62
0
Shares

“Alibeaj nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Çdo veprim i tij është sintonizim i një farsetë të shpifur të zgjedhjes së Presidentit të Republikës nga Edi Rama me kallp opozitën”, deklaroi sot Beeisha në një prononcim për mediat.

Kreu i PD tha se dënonte me ashpërsinë më të madhe pikëpamjen e Edi Ramës të konsiderimit të emigracionit dhe diasporës si një zonë e veçantë elektorale. E paralajmëroj të mos të luajë me liritë dhe të drejtën e miliona shqiptarëve. Ata do të ushtrojnë të drejtën e votës së tyre për kandidatët e qyteteve apo zonave të tyre të origjinës. Sot teknologjia online e bën këtë 100% të mundshme.

Deklarata e Berishës:

Përveç autoritetit që i jep Edi Rama. Alibeaj nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Çdo veprim i tij është sintonizim i një farsetë shpifur të zgjedhjes së Presidentit të Republikës nga Edi Rama me kallp opozitën.

Jam këtu para jush dhe dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe pikëpamjen e Edi Ramës të konsiderimit të emigracionit dhe diasporës si një zonë e veçantë elektorale.

E paralajmëroj këtu mos të luajë me liritë dhe të drejtën e miliona shqiptarëve që janë sot në të katër anë3t e botës.

Ata do të ushtrojnë të drejtën e votës së tyre për kandidatët e qyteteve apo zonave të tyre të origjinës. Sot teknologjia online e bën këtë 100% të mundshme.

Çdo përpjekje e Edi Ramës që shprehu nëpërmjet veglës së tij Alibeaj, për një zotë të veçantë për emigracionin, është një përpjekje e mirëfiloltë antidemokratike, antishqiptare. Është një fyerje e madhe që u bëhet emigrantëve dhe diasporës shqiptare në të katër anët e dheut.

Do të hasë kjo në një rezistencë mbarëkombëtare.

Pyetje: Qv prej kohës që jeni zgjedhur në krye të Partisë Demokratike asnjë nga amnasadat e BE-së në Tiranë nuk ju kanë uruar. A është gjë normale kjo?

Sali Berisha: Asnjë lloj veçantie. Nuk mbaj mend kur jam zgjedhur herë të tjera të ketë patur ambasadorë që të më kenë uruar. Mundet, por në memorien time nuk mbaj mend një gjë të tillë.

Pyetje: Z. Mçalister i cili ishte para paki ditësh në Tiranë deklaroi se javën që vjen PPE, do të kenë një Konferencë të rëndësishme. A keni një ftesë për të qenë pjesë e këtij takimi?

Sali Berisha: PPE siç e keni marë vesh ju, për momentin mban një qëndrim neutral por zëri ynë në PPE do të jetë i pranishëm. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY