Drejtori i informacionit të Shijak TV, Basir Çollaku ka denoncuar djegien e zyrave të UKT në Tiranë, pasi KLSH po ushtronte kontroll prej disa ditësh, raporton tv Shijak.
Çollaku thotë se rrëmuja që u krijua në Tiranë nga tifozët e holandezë dhe italianë, që kanë ardhur në vend për finalen e Conference League, u përdor për zjarrëvënien.
Ai e quan këtë akt një ngjarje kriminale që ka si qëllim të shpëtojë “atë çfarë mund të dalë prej skanerit financiar të miliona eurove.”
“Veliaj djeg UKT nga KLSH?
Djegia e zyrave të UKT, sepse ka disa ditë që KLSH po kontrollonte atë që ka ndodhur në Ndërmarrjen bashkiake.
Ndaj u përdor rrëmuja mbrëmë, për të vënë flakën kontrollit. Ngjarje kriminale me qëllim për të shpëtuar atë çfarë mund të dalë prej skanerit financiar të miliona eurove.
Jo vetëm kaq. Por dhe shumëpunësimet, ku strehohen qokat mediatike dhe artistike të kryebashkiakut.
Për të gjitha këto, Veliaj po shfrytëzon kriminalisht pak ‘zjarrin hollandez’’, shkruan Çollaku në një postim në ‘Facebook’. Shijak tv
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/