Një televizion serioz nxjerr këto ditë në mëngjes në intervista me bukë, kandidatë për postin e drejtorit të Teatrit të Operës dhe Baletit.
Mirë bën. Edhe kandidatë mirë bëjnë që dalin.
Por, këtu problem nuk janë kandidatët që paraqiten, por anëtarët e jurisë që dëgjojnë dhe përzgjedhin kandidatët.
Nuk janë problem kandidatët, problem është juria, që zgjedh.
Nëse ka juri, kuptohet. Se edhe juria kot ka qenë e do të jetë.
Kandidatët duhet t’i propozoje direkt kolektivi dhe këshilli i spektatorëve
Problem është se kush zgjedh jurinë o kandidatë, pra ata që do ju dëgjojë ju o te gjorë, dhe jo sesi paraqiteni ju për t’u zgjedhur.
Por, kandidoni ju, kandidoni, dhe bashke me platformën për t’u zgjedhur, dorëzoni edhe një variant dorëheqje në rast zgjedhjeje.
Vlerësohet edhe teksti i dorëheqjes…
Po emri dihet kush do behet o te uruar, vetëm ju nuk e dini!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/