Tension mes të arrestuarve dhe Nuredin Dumanit, gjatë seancës gjyqësore në GJKKO për të caktuar masën e sigurisë për 9 të arrestuarit e rinj të grupeve më të egra kriminale në vend.
Një ndër të arrestiarit Besjan Xhixha tha se Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, raporton fax tv.
Dëshmia e Besjan Xhixhës:
“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madhe më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar.
Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të dekadës së fundit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/