Gledis Nano tregon nëse policia dekonspiroi operacionin e kapjes së kapobandave

Gledis Nano tregon nëse policia dekonspiroi operacionin e kapjes së kapobandave

66
0
Shares

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano tha sot se operacioni i urdhëruar nga SPAK Çishte në vazhdim dhe se nëse kishte pasur rrjedhje informacioni apo dekonspirim, çdo person do merrte ndëshkimin e merituar.

Pyetje: Lidhur me operacionin e SPAK, ku u lëshuan 32 urdhër-arreste, 14 prej tyre nuk janë kapur, keni informacione që operacioni mund të jetë dekonspiruar?

Nano: Jemi në operacion e sipër, nuk kemi ndaluar pavarësisht se nuk janë bërë mediatike zhvillimet e fundit. Për pjesën e dekonspirimit jemi duke e hetuar së bashku me SPAK dhe agjencitë e tjera. Nëse diçka e tillë ka ndodhur, çdokush do të marrë dënimin e duhur. Nuk jap informacione mbi zhvillimet e fundit sepse aktualisht operacioni është në zhvillim e sipër.

Dy ditë më parë ish Kryeministri Berisha deklaroi se operacioni i SPAK ishte dekonspiruar pasi u kapën nga policia vetëm ushtarë ndërsa kapot u urfhëruan të largohen. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY