FOTO LAJM/ Vatikani publikon logon e Shenjtërimit të Nënë Terezës

FOTO LAJM/ Vatikani publikon logon e Shenjtërimit të Nënë Terezës

112
0
Shares

Sipas njoftimit të gazetës vatikanase  “L’Osservatore Romano”, është Karen Vaswani nee D’Lima, katolike e periferive të Mumbait, realizuese e logos zyrtare të shenjtërimit të Nënë Terezës, më 4 shtator, në Vatikan. Me një karrierë njëzetvjeçare si designer, gruaja është e martuar, me një vajzë adoleshente, që quhet Kimaya, në sanskritisht “Hyjnore”.
Ndonëse nuk e takoi kurrë personalisht Nënë Terezën, flet për të me shumë entuziazëm dhe sqaron se, “Kryedioqeza e Kalkutës më kërkoi të vizatoj logon për kremtimet në Indi. Motër Mary Premës, eprore e përgjithshme e Motrave të Bamirësisë dhe atë Brian Kolodiejchuk, postulator i çështjes së kanonizimit, u pëlqeu, e kështu vendosën ta  përshtasin edhe për përdorim ndërkombëtar. Punova tri ditë për ta realizuar, duke menduar edhe mesazhin, që duhet të komunikonte, ‘Ta çojmë kudo dashurinë e Zotit, plot dhimbje e mëshirë’”.
Piktorja vendosi, kështu, ta paraqiste Nënë Terezën në një pozë klasike, duke mbajtur plot dashuri një fëmijë në krahë. E realizova me një stil shumë të thjeshtë  grafik- sqaron – e vetëm me dy ngjyra, në mënyrë që të mund të përdorej në të gjitha nivelet.
Ndërkaq Kongregata e Misionareve të Bamirësisë botoi programin e  veprimtarive, që do të mund të ndiqen në Romë, nga 1, deri më 8 shtator, program me të cilin mund të njiheni duke hapur faqen tonë të internetit.

Harmonia Fetare në Shqipëri, Vatikani i kushton edhe një pullë filatelie


pullaHarmonia fetare në Shqipëri, ku kishat e xhamitë qëndrojë pranë tyre është bërë pjesë e imazhit në një pullë postare filatelie të prodhuar nga Vatikan.
Selia e Shenjtë ka ndërmarrë këtë krijim me rastin e vizitës së parë të Papa Gjon Palit II në Shqipëri, më 25 prill 1993.
Në sfondin e pullës filatelie është përdorur imazhi Papës, ai i kishës së Shën Mërisë në Apolloni, statuja e Skënderbeut në qendër të kryeqytetit, një djalë me veshje popullore dhe Xhamia e Tiranës.
Në sipërfaqen e pullës është shkruar emri i Vatikanit, ai i shtetit të vizituar dhe data e vizitës së Papa Gjon Palit në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY