Policia vazhdon hetimet për vrasjen e dyfishtë në Sukth, shoqërohen 18 persona

Policia vazhdon hetimet për vrasjen e dyfishtë në Sukth, shoqërohen 18 persona

50
0
Shares

Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi më datë 25.04.2017, rreth orës 13:40,  në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur”Mbikalimi I Sukthit”,  në  automjetin tip Audi S8, janë gjetur të  vrarë me armë zjarri shtetasit Ervin Dalipaj 38 vjeç,  banues në Tiranë, (i shpallur në kërkim për veprën penale të “Rrëmbimit të Personit”)  dhe Xhino Dauti 27 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për vrasje).
Më të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivet e Policisë, të cilët kqyrën vendin e ngjarjes, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 32 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm;
• një predhë bërthame;
• në pjesën e brendshme të automjetit  Audi S8 u gjetën një armë zjarri pistoletë model 54,  15 fishekë, disa aparate telefoni celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi prerje në valutë të huaja(euro).
Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar  18 persona, me qëllim zbardhjen dhe zbulimin e plotë të ngjarjes.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ” parashikuar në nenet 79/dh dhe 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY