Partia Socialiste dhe një pjesë e opozitës së plrfshirë nënproces nuk kanë arritur ditën e sotme në një emër apo marrëveshje përmes debatit zhvilluar në kuvend mes grupeve parlamentate.
Damian Gjiknuri kërkoi që opozita të vinte në takimin tjetër, edhe sot pasdite, me 4 emra.
Të pranishëm në këtë takim janë Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri si përfaqësues të grupit parlamentar socialist; Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu dhe Oriola Pampuri si përfaqësues të grupit parlamentar të PD-së’ Fatmir Mediu si përfaqësues i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe Mesila Doda si përfaqësuese e grupit parlamentar Demokraci dhe Integrim.
Raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit u dogj pa asnjë kandidaturë ndërsa deri në raundin e dytë më 23 Maj, palët kanë afat për një emër konsensual. Aktualisht mbledhja është duke vijuar.
Enkelejd Alibeaj tha se opozita ka marrë pjesë në këtë proces për të mos krijuar alibi. Po ashtu ai u shpreh se opozita ka të drejtën legjitime që të propozojë kandidatin për President.
Sipas Alibeajt, opozita të propozojë 4 kandidatë, PS të zgjedhë 2 nga këto propozime. Më pas ai thotë të ngrihet një komision me 6 anëtarë, 3 nga opozita, 3 nga PS dhe të zgjedhin mes 2 propozimeve, kandidatin që do të çojnë për votim në parlament.
“Propozojmë nga opozita 4 kandidatura, nga të cilat 2 të mund t’i përzgjedhë brenda kësaj 4-she nga ana jua dhe pastaj pjesa tjetër është e thjeshtë në kuptimin e arritjes së emrit final. Jo një proces përjashtues, një proces gjithëpërfshirës me kronologjinë të përcaktuar, ku në mënyrë proporcionale i jepet pozita, vendi, secilit ishull brenda parlamentit për të konverguar në një proces që sintetizon të gjitha shijet, qëndrimet politike brenda parlamentit”, tha Alibeaj.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se në 3 raundet e para opozita ka të drejtën për të propozuar kandiatët. Ai u shpreh se PS-ja nuk do të propozojë kandidatë pa propozuar fillimisht opozita.
Balla shtoi se mazhoranca do ta bëjë këtë në raundin e 4 dhe të 5. Më tej, ai theksoi se socialistët e kanë gati një listë me kandidatura. Po ashtu, ai kërkoi se nëse opozita ka një kandidat që gëzon firmën e 20 deputetëve mund ta propozojë. Të vetmet propozime që nuk do të marrë parasysh mazhoranca, Balla tha se janë ato që do të vijnë nga “non gratat”.
“Të drejtën e propozimit e ka pasur çdo palë. Shembulli që solli zoti Mediu që për presidentin që u zgjodh në vitin 2002 e propozoi Bashkimi Liberal Demokrat. Në këtë aspekt mendoj tek ai dokumenti, të gjitha palët kanë të drejtë të propozojnë. Të hënën në orën 18:00 kemi raundin e dytë. Që presidenti të zgjidhet duhet të gëzojë firmën e 20 deputetëve që të kandidojë. I keni ju firmat? Sepse e tillë është procedura kushtetuese. Silleni kandidatin. Nëse do ishte kandidat unik, opozita mund të sjellë 3 kandidatë, natyrshëm, por kemi kushte që kandidatë që vijnë nga katrani me bojë nuk pranojmë. Për të tjerë nuk ka problem. Për “non gratat” e kisha fjalën. Mendoj se kështu respektojmë dhe jemi të barabartë. Dy raunde i keni ju. Raundi i 4 dhe i 5, ne nuk do të propozojmë kandidatë pa propozuar ju. E lexuat me shumë kujdes frymën e Kushtetutës. Shumica e cilësuar ju jep të drejtë ju që të propozoni. Natyrshëm, PS nuk ka një proces që nuk e përgatit në kohë. E përgatit me muaj. Kemi 2 muaj që jemi përgatitur për këtë proces. Kemi bërë seanca brenda nesh, kemi marrë propozime. Kemi bërë me dy kolegët që jemi këtu shumë konsultime dhe kemi gati një short list tonën. Në 3 raundet e para të drejtën e propozimit e ka opozita. Ku i dihet ne mund të gjejmë kandidatin apo kandidaten që të marrë mbështetjen për të qenë Presidentin e Republikës. Këtë ua kemi thënë pa media edhe përfaqësuesve të tjera të opozitës”, tha Balla.
Sa i përket kritereve, Taulant Balla tha se edhe PS është dakord, pasi janë të shkruara edhe në ligj. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/