Apeli i Posaçëm ka lënë në qeli sot ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka.
Trupa gjykuese refuzoi lirimin per Kokën. Ai do të vijojë të qëndrojë në burg për sa kohë do të vazhdojë hetimi.
Koka akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. a.b
Detajet e gjykatës:
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 18.05.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 14, datë 10.05.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal”, në ngarkim të personave nën hetim Lefer Koka, Pëllumb Abeshi, Arenc Myrtezani, Etleva Kondi dhe Sabina Cenameri, ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Ilirian Olldashi, vendosi:
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për disponimet lidhur me ankuesit Lefer Koka, Pëllumb Abeshi, Arenc Myrtezani, Etleva Kondi dhe Sabina Cenameri.
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për disponimet lidhur me ankuesit L.K., P.A., S.C. dhe miratimin e vendimit nr. 34, datë 09.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për disponimet lidhur me ankuesen E.K.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/