Luçiano Boçi: Rama e ka në xhep Presidentin. Balla dhe Alibeaj, negociata...

Luçiano Boçi: Rama e ka në xhep Presidentin. Balla dhe Alibeaj, negociata jashtë politikës

58
0
Shares

Deputeti i PD dhe i ngarkuar për negociatat për Presidentin, Luçiano Boçi thotë se Rama e ka në xhep Presidentin. Balla dhe Alibeaj bashkë do të shpikin formulën antikushtetuese, jashtë negociatave politike, thekson Boçi.

Komenti i Boçit:

“Formula” për zgjedhjen e Presidentit na paska ngecur e ngatërruar në dilemën Balla Alibeajn apo Alibeaj Ballën.

Do e shpallin nesër e në vazhdim të dy “me transparencë” në sofrën “publike” të interesave.

Merre me mend si ka degraduar çështja e zgjedhjes së kreut të shtetit!?

Jashtë negociatave politike, siç e kushtëzon kushtetuta dhe brenda konsideratave të individëve politikë me prioritete krejt të ndryshme, por që asnjëri nuk e ka shqetësimin për Presidentin.

Për ata, në fund të fundit, me kompetencat që e kanë katandisur, ai nuk ka pikë rëndësie.

I pari në formulë (mendoni kë të doni si të parë) ka interes të sulmojë opozitën duke pastruar Ramën.

I dyti (gjithmonë sipas zgjedhjes suaj) kërkon përçarjen e opozitës duke favorizuar Ramën.

Askush nuk mund ta dallojë ku fillon njëri e ku mbaron tjetri.

Dhe në fund kjo formulë pritet të pjellë Presidentin.

Domethënë janë bashkë dhe e vetmja gjë që i ndan është se Balla ka mandatimin e Asamblesë e Grupit Parlamentar të PS, ndërsa Alibeaj ka mandatimin e Ramës dhe Ballës.

Përsëri diferenca nuk është aq e madhe!

Pothuaj sa emri që ka në xhep Rama për President!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY