Sa u dënua piloti grek që vrau gruan 19 vjece dhe akuzoi...

Sa u dënua piloti grek që vrau gruan 19 vjece dhe akuzoi shqiptarët për vrasjen

139
0
Shares

Piloti grek i helikopterëve, Babis Anagnostopoulos, është dënuar me 27 vjet e gjysmë burg për vrasjen me paramendim të gruas së tij britanike, Caroline Crouch. Sipas asaj që raportojnë mediat, 33-vjeçari mori 16 vjet dënim për vrasjen e bashkëshortes 19-vjeçare dhe 11 vite e 6 muaj për vrasjen e qenit dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës.

Babis i cili u mundua po ashtu që të mbulojë ngjarjen duke fajësuar shqiptarët, do të vuajë vetëm 18 vjet e 6 muaj burg. Kjo për shkak sepse gjykata ka llogaritur kohën që ai tashmë ka kaluar në burg dhe faktin që ka punuar atje.

Po ashtu, piloti vrasës është gjobitur me 21 mijë Euro. Babis do ta vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Korydallos. Ky konsiderohet në fakt si një prej burgjeve më të forta në Europë, dhe siç shkruan Daily Mail, është i përfshirë nga dhuna dhe mbipopullimi me të burgosur.

Gjykatës iu desh vetëm 1 orë për të dhënë vendimin. Duke u përpjekur që të marrë një dënim më të lehtë, ai ka pretenduar se vrasja e Karolinës ishte një krim pasioni pas një debati të nxehtë mbi vajzën e tyre të vogël. Por kjo u hodh poshtë pas dëshmive të ekspertëve të cilin e përshkruan vrasësin si një “narcisist kontrollues”.

Gjykata po ashtu dëgjoi faktin që Babis e kishte planifikuar të gjithë ngjarjen vetë pasi kishte hequr kartat e memories nga kamerat e sigurisë dhe se si ai përdori disa doreza motoçiklisti për të krijuar skenën e ngjarjes. Po ashtu, ai lidhi veten për të krijuar idenë se ishin grabitur nga shqiptarët. Për disa ditë me radhë ai bëri rolin e bashkëshortit të pikëlluar. Por gjithçka do të zbulohej dhe ai do të vihej në pranga./tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY