PS nuk ka emër deri në raundin e 4-t, Rama përjashton një...

PS nuk ka emër deri në raundin e 4-t, Rama përjashton një kandidat nga opozita

75
0
Shares

Kryeministri Edi Rama tha sot se nëse opozita nuk përfshihet PS do ta votojë emrin e Presidentit në raundin e katërt. Rama tha se ende nuk ka një emër për Presidentin dhe se refuzin që e drejta ti kalojë opozitës.

Biseda me gazetaret pas seances parlamentare:

– Në raundin e dytë dhe të tretë, Partia Socialiste do të shkojë me një emër për votim? Apo do t’i digjni tre raundet e para në emërtë konsensusit me opozitën e do shkoni në raundin e katërt me votat tuaja?

Kryeministri Edi Rama: Dihet që ne nuk i kemi 84 votat e nevojshme për të kaluar raundin e parë, të dytë e të tretë. Ndërkohë që nuk më rezulton që ka ndonjë qartësi, ndonjë ide, ndonjë vullnet nga ana e palëve të tjera për t’u përfshirë nëproces deri tani.

– Po Partia Socialiste a ka ndonjë emër për kreun e ri të shtetideri më tani?

Kryeministri Edi Rama: Jo!

– Partia Demokratike kërkon nga maxhoranca që t’i japë tëdrejtën opozitës që të bëjë propozime për presidentin e republikës e ta negociojë, ta diskutojë e të japë votat pastaj përtë kaluar në parlament.

Kryeministri Edi Rama: Pse? Për çfarë arsye duhet të bëjëkështu Partia Socialiste? Të dorëzojë të drejtën për të marrëpjesë në këtë proces e t’ia kalojë këtë drejtë, kujt? Kujtekzatësisht se ne nuk po dimë më as kë kemi në anën tjetër, se kemi lloj-lloj copash e çikash. Nuk e shoh ku qëndron logjika nëkëtë. Nuk ka logjikë. Ne kemi kaluar në këtë proces kur kemiqenë në opozitë, ju e dini shumë mirë, kemi kaluar në këtëproces dy herë, në kohën flas të drejtimit tim të PartisëSocialiste. Një herë kur ne kishim numra mjaftueshëm tëbllokuar 84, pavarësisht se si shkuan gjërat më pas. Apo një herëtjetër  kur ne nuk kishim numrat, pra Partia Demokratike kishtenumrat për të zgjedhur presidentin dhe ne kemi kaluar në këtëproces, jemi ulur në tryezë, kemi thënë gjërat tona, kemi bërëpërpjekjen tonë e kemi vazhduar përpara pavarësisht se shumicae asaj kohe zgjodhi një president tjetër, që ishte nga radhët e partisë së shumicës. Ky është roli që ka opozita. Të përpiqet tëndikojë, të gjejë rrugë për të gjetur një konsensus të mundshëmme shumicën dhe të jetë e hapur për të rënë në dakordësi për njëemër që mund të jetë propozuar prej shumicës, në rast se biedakord. Në rast se nuk bie dakord, rrugët ndahen dhe pastajvendos vota. Kjo është logjika. Nuk e kuptoj këtë, jo po ne duhetta vendosim vetë. Po mirë, vendoseni, si e vendosni?

– A ka një kontradiktë në qëndrimin tuaj që nga njëra anëvizitoni Hashim Thaçin në Hagë, i cili është atje për luftën qëUÇK ka bërë ndaj Serbisë e nga ana tjetër nuk pranoni që tëbëhet një mocion debati për gjenocidin që Serbia ka bërë nëSebrenicë?

Kryeministri Edi Rama: Pyetje tjetër ka?

– Në kushtet kur ju thoni që pala tjetër nuk shihet se ka vullnetpër të zgjedhur presidentin me konsensus, Partia Socialiste a do propozojë një kandidat për të testuar, qoftë në raundin tjetër?

Kryeministri Edi Rama: Jo, nuk kemi nevojë të bëjmë asnjëtestim, sepse faktikisht ne nuk i kemi votat dhe nuk ka asnjënevojë që ne të hyjmë e të bëjmë testime për të parë që ne nuk ikemi votat. Ne do presim me durim deri në fund. Në rast se do ketë ndonjë dëshirë nga pala tjetër që mesa duket nuk ka, sigurisht që ne nuk do mbetemi pa ezauruar atë mandat shumë tëqartë që na jep Kushtetuta.

– Në momentin kur ju thoni që jeni përballë me copa e çika përopozitën, me kë do negocioni?

Kryeministri Edi Rama: Nuk kemi pra, siç e shikoni, nukkemi. Megjithatë presim. Ne nuk është e nevojshëm që t”indajmë ne se kush është kush. Dihet se me kë ne nuknegociojmë për asnjë arsye, dihet se me kë ne refuzojmë tëmarrin në konsideratë për çdo arsye, përfshirë edhe pyetjene qimi.net, të syriqimi e kisha fjalën.

Ndërkohë, ne jemi të gatshëm të flasim me çdo palë, pjesë, qëdo donte të fliste me ne. Në rast se nuk duan të flasin, atëherënuk kemi asnjë mundësi tjetër, përveç se me durim të presim e në momentin që hyjmë në raundin e katërt, të përdorimmandatin që na jep Kushtetuta për të zgjedhur presidentin apopresidenten e republikës. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër. Është përtë ardhur keq sepse është një proces që mund të ishte më ikulturuar, më i edukuar, më i harmonizuar në aspektin e njëballafaqimi e të një shkëmbimi idesh dhe për më tepër në njëkohë si kjo sot kur ne nuk kemi nevojë të krijojmë konflikteekstra apo të shpikim hendeqe ekstra apo nga ato që janë tëtrashëguar por ne vetëm mund të shprehim dëshirën dhevullnetin dhe vetëm mund të kemi durimin për ta ndjekur këtëproces duke respektuar të gjithë procedurën që parashikonKushtetuta. Më shumë se kaq nuk bëjmë dot.

– A mund ta shikojë Partia Socialiste kriterin që presidenti tëmos jetë aktiv në politikë? Sepse tek disa grupe apo aleatët e Partisë Demokratike kërkohet që presidenti të jetë politik. A kenindonjë kusht në këtë aspekt?

Kryeministri Edi Rama: Ne nuk kemi kushtëzuar askënd, ne thjesht kemi thënë që kandidati për president do të jetë nga grupiparlamentar. Nuk kemi vënë kushte të tjera, por sigurisht që kurhedh sytë nga lëndinat e tjera të parlamentit, aty është e vështirëtë identifikosh në president, megjithatë ne nuk kemi vënë kushtetë tilla. Nëse ata kanë ndonjë që ne nuk e kemi parasysh që ështëaktualisht në parlament e që i plotëson nevojat që ka sot vendipër një president, le të vinë të na e thonë cili është e ta shikojmë, sepse mbase në kaq vite ka mbetur ndonjë figurë e pa zbuluar. Nga sa ne i shohim janë  jo vetëm të zbuluara, por tëpambulueshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY