Zbulohet parcelë e madhe me kanabis në Velipojë

Zbulohet parcelë e madhe me kanabis në Velipojë

84
0
Shares

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ças”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë.

Gjatë kontrollit masiv të territorit nga shërbimet e Policisë, duke përdorur edhe dronë, është evidentuar dhe goditur nje rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, si dhe janë sekuestruar 567 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve në territor, për të evidentuar dhe goditur rastet e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë dhe përdorimit të dronit, kanë evidentuar një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Ças, Velipojë.

Në kuadër të operacionit “Ças” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Erlin Pllumbi, 34 vjeç, banues në fshatin Ças, Velipojë, Shkodër, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit Ndue Çuni, 39 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të shtetasit E. Pllumbi, në fshatin Ças, kanë gjetur 567 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka kultivuar, në bashkëpunim me shtetasin N. Çuni

Vijon puna për kapjen e shtetasit Ndue Çuni.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY