Pompeo: Nuk ka rëndësi kush është në pushtet, rëndësi ka të luftohet...

Pompeo: Nuk ka rëndësi kush është në pushtet, rëndësi ka të luftohet korrupsioni dhe forcohet demokracia

90
0
Shares

Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha sot në Tiranë se nuk ka rëndësi se cili është në pushtet, por e rëndësishme është të zhbëhet korrupsioni dhe konsolidohet liria e demokracia.

Pompeo mori pjesë në një ceremoni në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënies diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Pavarësisht se Ambasadorja jonë punon për zotin Biden, edhe pse është emëruar nga Turmp, përkushtimi vijon po një soj. Në ’89 kam shërbyer në Evropë në kufirin e Gjermanisë Lindore. Ika dy javë para asaj që ndodhi në Gjermani. 2 vite më vonë ajo liri erdhi në Shqipëri dhe që atëherë marrëdhëniet mes dy vendeve qëndruan të forta. Unë kisha 1 mijë ditë e në ato ditë kam parë që kombet tona kanë punuar përkrah NATO-s.

Kjo marrëdhënie e fortë e ndërtuar mes kombeve të ndryshme dhe Shqipërisë është e veçantë në 30 vitet e fundit për të konsoliduar demokracinë. Tani po shohim në Ukrainë që edhe pas Luftës duhet ta ndihmojmë të rindërtohet. Kjo është diçka që ne do të punojmë së bashku. Unë e shoh që kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera edhe më të suksesshme. Unë kam shërbyer si me opozitën dhe shumicën, s’ka rëndësi.

Duhet vullnet i mirë për të shkulur korrupsionin dhe konsoliduar demokracinë. Jam këtu për 100 vjetorin, por më bëni edhe një festë për 125 vjetorin, faleminderit shumë”, tha Pompeo gjatë përshëndetjes së tij.

Në kuadër të konferencës për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pohoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Kim theksoi se Shqipëria është vend model, për të treguar se kaloi nga shtypja dhe tashmë jep kontribut për botën, si me rastin e afganëve apo dhe për Ukrainën. Në vijim ajo foli edhe për bashkëpunimin ekonomik.

“Jemi duke punuar për dy projekte energjetike, që do e bëjnë Shqipërisë lojtare kyç. Së bashku jemi duke mbledhur botën për të ndaluar agresionin ndaj Putinit. Së bashku jemi duke punuar për të luftuar korrupsionin dhe për integrimin e Shqipërisë në BE,. Ne kemi vendosur një prani amerikane këtu. Shpresojmë që kjo do të vazhdojë në 100 vitet e ardhshme. Gjatë 30 viteve të fundit, s’mund të kishim kërkuar një mik dhe një partner më të mirë se sa Shqipëria.”, tha ajo. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY