Mesohet arsyeja e vizitës së ish Sekretarit të Shtetit, Pompeo në Tiranë....

Mesohet arsyeja e vizitës së ish Sekretarit të Shtetit, Pompeo në Tiranë. Merr pjesë në një marrëveshje gazi me kompaninë bullgare

192
0
Shares

Nisur nga aktiviteti i parë në Tiranë, mund të merret vesh se ish sekretari i Shtetit Mike Pompeo ndodhet në Tiranë për arsye biznesi.

Ai po merr pjesë sot në një konferencë ku nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi mes Overgaz, një kompani bullgare dhe Albgaz, kompanisë shtetërore të gazit në Shqipëri.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në fjalën e saj gjatë ceremonisë iu referua vazhdimisht kompanisë amerikane Linden dhe zotit Pimpeo për një bashkëpunim në të ardhmen përgjatë tregut të gazit në Shqipëri dhe rajon.

Ajo çfarë qëndron e pasqaruar është fakti se pse Pompeo vjen në Shqipëri me ftesë të të Ballës siç citoi një natë më parë një gazetar i PS që punon në një televizion.

A është i përfshirë Balla në biznesin e gazit?

Ndërkaq Kryeministri Rama nuk sqaron shumë në lidhje me këtë në postimin e tij.

”Me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, në një tjetër hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së vizionit #Shqipëria2030 eksportuese neto e energjisë.

Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, tanimë po zgjon interesa të shumanshme”, shkruan Rama.

Ndërkaq zyra e shtypit e qeverisë tregon se memorandumi u nënshkrua me praninë e Ramës dhe Pompeo.

“Vizioni për Shqipërinë, vend eksportues i energjisë në rajon shënoi sot një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së tij. Kryeministri Rama dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo morën pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Overgas dhe Albgaz.

Kompania Overgas, ka shprehur interes për t’u furnizuar me gaz përmes Terminalit që do të ngrihet në Vlorë, një projekt me rëndësi të veçantë, i cili po bëhet realitet me kompanitë më të njohura amerikane.

Është një moment i shënuar për një nga projektet tona më tërëndësishme dhe strategjike që ka të bëjë me gazifikimin e Shqipërisë, duke iu referuar projektit të Termocentralit të Vlorës të pjesës gazifikuese të portit lundrues që do të ndërtohet nëVlorë dhe padyshim të një hapi të madh që ne po hedhim duke e kthyer këtë projekt nga një projekt lokal në një projekt rajonal.”– u shpreh në Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë BelindaBalluku, gjatë ceremonisë së mbajtur me këtë rast”, theksohez në njoftimin e qeverisë. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY