Raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri do të kryhet pa një emër si kandidat për shkak të dështimit të forcave politike për të ofruar një emër konsensual.
Deri në orën 16:00 në Kuvend nuk është dorëzuar asnjë kandidaturë. Votimi formal ose konstatimi i mungesës së kandidaturës pritet të mbahet nesër në orën 17:00. Konstatimi është i barabartë me një raund.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas takimit me Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun të premten, u shpreh se janë vendosur piketa për zgjedhjen e presidentit të ri, por ende nuk ka një emër konkret.
Balla tha se në ditët në vijim, apo edhe “orët në vijim” do të ketë bisedime për emrin e presidentit.
Opozita ka një qëndrim të paqartë që dëformohet nga grupe të ndryshme brenda deputetëve të PD-së që nuk kordinohen. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/