Granit Xhaka mund të lërë Zvicrën për Kosovën

Granit Xhaka mund të lërë Zvicrën për Kosovën

54
0
Shares

Granit Xhaka mund të jetë futbollisti i rradhës që i bashkohet përfaqësueses së Kosovës.

Lajmi vjen nga mediat britanike të cilat shkruajnë se mesfushori zviceran mund të braktisë përfaqësuesen e Zvicrës e t’i bashkohet Kosovës.

Sipas gazetave në Britaninë e Madhe, futbollistit të Arsenalit pritet t’i bëhet një ftesë zyrtare në ditët e ardhshme.

E përditshmja britanike Evening Standard, e cila citon burime nga federata kosovare e futbollit, shkruan se kjo e fundit ka nisur kontaktet me lojtarin e Arsenalit.

Nëse Granit Xhaka do t’i bashkohej Kosovës, do të ishte futbollisti i 5-të pas Milot Rashicës, Herolind Shalës, Alban Mehës dhe Amir Rrahmanit, këtë të fundit, të gjithë të larguar nga përfaqësuesja e Shqiperisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY