Policia italiane ka zbuluar një plantacion kanabisi, si dhe ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar. Ky plantacion u zbulua plotësisht nga Autoritetet Pyjore të Koordinimit Territorial të Altamura-s.
Sipas mediave italiane, bimët narkotike, të gjitha të rritura dhe mbi dy metra të larta, janë zbuluar në disa rrënoja të një ferme të vjetër në “Ceraso”, pranë Altamura-s. Kështu plantacioni i ngritur në fshehtësi, ishte gati për t’u korrur dhe për t’u shitur.
Ky zbulim u bë në sajë të kamerave të vendosura në pyje. Filmimet fokusuan 26-vjeçarin shqiptar, lëvizjet e të cilit në pyll ishin të shpeshta dhe të dyshimta. Ai ndiqte çdo ditë rritjen e bimëve, merrej me ujitjen e tyre, si dhe kujdesin e nevojshëm.
Policia bëri konfiskimin e plantacionit që do të analizohet në laboratorë të veçantë, si dhe arrestimin e të riut, ndaj të cilit do të kryhen veprime të mëtejshme hetimore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/