Rreth një e treta e forcave tokësore ruse që u dislokua në Ukrainë mund të jetë asgjësuar përgjatë konfliktit, thuhet në një deklaratë nga inteligjenca ushtarake britanike, raporton Reuters.
Rusia ka dështuar të arrijë përfitime të konsiderueshme territoriale gjatë muajit të kaluar, ndërkohë që ka patur nivele të vazhdueshme të larta të dëmtimit. Rusia ka pësuar humbje të një të tretës së forcës luftarake tokësore, thekson deklarata e publikuar sot.
Më tej nënvizohet se Rusia nuk ka gjasa të përshpejtojë në mënyrë të ndjeshme shkallën e saj të avancimit gjatë 30 ditëve të ardhshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/