Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama në përazntimi e kandidatit e Aleancës për Shqipërinë Europiane në Dibër ka kofirmuar se kualicion është funksional. Por ai i ka bërë një thirrje kryeministërit Edi Rama i cili ishte i pranishëm në sall, që të mbajë premtimin dhe të ndërtojë Rrugën e Arbërit.
“ASHE është funksionale dhe do të jetë funksionale deri sa të përmushet misioni i integrimit të Shqipërisë. Dimë të reflektojmë dhe të korrigjojmë gabimet në të mirë të Shqipërisë. Këto votime janë një moment reflektimi me shumë përgjegjësi për të zgjedhur me mendje dhe me zemër. Le të votojmë Muharrem Ramën për të fituar Dibrën dhe të nesërmen e saj.
I bashkohem zërit të dibranëve, zoti kryeministër ndërtoje Rrugën e Arbërit sepse është një nder që e meriton Dibra, sepse është një detyrim që e kemi ndaj Dibrës. Në 25 vjet kemi premtuar për rrugën e Arbërit, por nuk kemi bërë gjë”, është shprehur Luan Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/